UBT

Riza Abdyli: Luta s’un o ka e qet në të dytën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – E çuditshme që pas një mandati qeverisje, me gjuhën e vozitjes, s’po mujnë me shti në të dytën. Zakonisht, kur ka probleme, vetura mund të startojë me të shtyme. Ky s’po do as me shty. Po pret mos po i dhez vetë. Një qeverisje komunale e dalë nga zgjedhjet ka mandatin katërvjeçar. Qeverisja e Lut Hazirit, po hyn në muajin e tetë të vetë-konsumimit, e nuk po arrin të konsolidohet thotë Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së.

Sipas Abdylit me një matematikë të thjeshtë, që 4 vite qeverisje bëjnë 48 muaj, dhe 8 muaj të kaluar i bie të jenë fiks 1/6 e kohës së qeverisjes, e shpenzuar kjo pa filluar të qeveriset. “Tetë muaj mbahen pezull qytetarët duke ua shtuar depresionin e pritjes. Lut Haziri, ka akuzuar të tjerët për futjen e Gjilanit në depresion. Për këta tetë muaj, të vetë-konsumimit qeverisës e bëjnë Lut Hazirin ngulfatës të demokracisë. Problemet në arsim, shëndetësi, në ligjshmërinë e ndërtimeve, degradimin e ambientit dhe problemet e pandalshme me higjienën. Mos të harrojmë problemet me klubet sportive, me shoqata të ndryshme e me teatër”.

KKVITI

Abdyli thotë se kur jemi te teatri, na ka shkuar mendja se komuna e sheh atë si konkurrent. “Pasi, kjo qeverisje vetë po i bën, komedi e drama. Duhet kujtuar që aktivitetet kulturore, për të cilat ka nevojë qytetari i Gjilanit, nuk mund të mbulohen apo zëvendësohen me aktivitetet politike e elektorale të partive politike, as të fushatave të partisë në pushtet. Se kështu, sipas logjikës, për gjilanasit, teatër quhet salla e tubimeve politike. Për ne, drejtues të dobët, aktorë të dobët, ekip i dobët që nuk mund të na çojë askund. Sipas përrallës së vjetër, mbesim me shpresë se do ta bëjnë qeverisjen në ndonjë të enjte, në mos në këtë, në tjetrën” ka ironizuar Riza Abdyli./rajonipress/