UBT

Riza Abdyli kandidati më i votuar në kuadër të PDK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kam kënaqësinë të ju njoftoj se si rezultat i përkrahjes tuaj, bazuar në shënimet e deritanishme, më rezulton se unë kam dalë më i votuari në listën e PDK-së në Gjilan, për çka ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në emrin tim që në kandidimin e parë ka shkruar Riza Abdyli.

Postimi i plotë i Riza Abdylit

Të nderuar votues të PDK-së në Gjilan dhe posaçërisht ju që më keni votuar mua në numrin 10-të te kjo listë. Kam kënaqësinë të ju njoftoj se si rezultat i përkrahjes tuaj, bazuar në shënimet e deritanishme, më rezulton se unë kam dalë më i votuari në listën e PDK-së në Gjilan, për çka ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në emrin tim që në kandidimin e parë.

Pas marrjes së rezultateve preliminiare, del që PDK është ranguar në vendin e tretë në këto zgjedhje komunale. Ndonëse ne si parti nuk do ta kemi kryetarin e komunës dhe platformën tonë qeverisëse, ne do të kemi disa asambleistë, numri i saktë dhe emrat e të cilëve do të konfirmohen së shpejti nga KQZ-ja.

Mobi Casa

E vërtetë që nuk mund ta bëjmë më të mirën, duke mos pasur mundësinë të qeverisnim me programin dhe idetë tona por në tjetrën anë, me qasjen dhe angazhimin tonë nuk do të lejojmë të bëhet më e keqja.

I mbetet organeve drejtuese të partisë të përcaktohen për pozicionimin e PDK-së në qeverisjen e ardhshme, por sidoqoftë, është e sigurt që edhe një angazhim i fuqishëm opozitar me një qasje konstruktive, do të jetë garanca e respektimit të barabartë të të drejtave për të gjithë qytetarët, duke mos paragjykuar se do të ketë diskriminim mbi këtë bazë.

Si kandidat i uroj të gjithë ata që kandiduan dhe ndihmuan këtë garë dhe ata që kanë fituar. Duke folur këtu edhe në emrin e kolegëve të tjerë asamblistë të PDK-së, në frymën e organizimit tonë, ju garantoj se do të bëjmë më të mirën, që vota e juaj të ketë vlerën edhe aty ku ka shkuar, duke i qëndruar si mbikëqyrje qeverisjes së ardhshme. Ju faleminderit për çdo votë! Këtë falënderim do ta shpreh me angazhimin tim tutje. Do të shihemi përditë ka shkruar Riza Abdyli./rajonipress/