Riza Abdyli, humanisti e biznesmeni që dëshiron të kontribuojë edhe në politikë
Gjilan – Riza Abdyli është emër i njohur në Gjilan e më gjerë. Dora e tij humane ka depërtuar në çdo familje nevojtare. Dhe jo vetëm kjo sferë e bënë të dashur e të afërt me të tjerët. Riza tani së fundit ka hyrë edhe në jetën politike, ku thotë se me shumë përgjegjësi e me shumë përkushtim do të japi kontributin e tij për Gjilanin, Velekincën dhe në përgjithësi për zhvillimet e gjithëmbarshme. Është tip praktikë, fjalëpakë, me një besë e zemër të madhe. Edhe tani pas kandidimit thotë se familja ime dhe fshati im ku jetoj, Velekinca, më bëjnë krenar dhe ma ndriçojnë rrugën në çdo sfidë. Do t’i kam si engjëll mbrojtës në ndërdijen time në kuptimin e ruajtjes së krenarisë dhe nderit në ushtrimin e kësaj përgjegjësie.
Lexojeni të plotë statusin e Riza Abdylit drejtuar qytetarëve gjilanas
Disa fjalë, që mendoj se e arsyetojnë kërkesën time për votë
Politikanët e suksesshëm përherë kanë pasur në krah biznesmenë të suksesshëm ose kanë qenë vetë të tillë.
Një sukses në biznes të jep arsye dhe komoditet në të njëjtën kohë për të ofruar përvojën menaxheriale dhe qasjen pragmatike për zgjidhjen e detyrave. Të nxjerr të përgatitur për rëndësinë dhe përgjegjësinë e marrjes së vendimeve.
Paraqitja ime në këto zgjedhje assesi një deputim në politikë, por një hap drejt marrjes së përgjegjësive nga politika.
Kandidimi në këto zgjedhje më jep mundësi të afrimit dhe angazhimit më konkret në dhënien e kontributit në përmirësimin e jetës së qytetarëve, me anë të pjesëmarrjes në Kuvendin e Komunës, organin më të lartë të Komunës, i cili zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.
Prandaj ky hap në asnjë mënyrë drejt politikës, pasur parasysh edhe që kuvendi komunal nuk është vendi ku bëhet politika e nivelit të diplomacisë, por veprimtaria konkrete e zbatimit të ligjit dhe rregulloreve në përmirësimin jetës së qytetarëve.
Në kuptimin e angazhimit në organizimin politik, si aktivist kam vite që kam dhënë kontributin tim në Partinë Demokratike të Kosovës, në nivele dhe forma të ndryshme. Kjo për të treguar që nuk po vij nga jashtë, por po ngritem në një nivel më të lartë të marrjes së përgjegjësive nga brenda PDK-së.
Njerëzit e inkuadruar në politikë nga fusha e biznesit, ndonjëherë janë parë me syrin e keq, ndonjëherë si shpëtimtarë, por jo rrallë kanë hyrë edhe me riskun identifikimit të biznesit me politikën. Kanë dalë me pasoja nga kjo gjithashtu.
Kjo është sfida personale edhe pse nuk vij me asnjërën parullë, nuk vij me njollë të tillë dhe nuk druaj që ky angazhim do të jetë një risk për biznesin tim, për shumë arsye.
Biznesi im është certifikata ime e suksesit dhe jo pasaporta ime e futjes në politikë. Është zhvilluar dhe ngritur në një rrafsh tjetër, ku nuk vihen në diskutim dallimet partiake në raport me partnerët dhe klientët.
Kjo është një përvojë që më ka mësuar se edhe nevojat e qytetarëve që nuk dallojnë sipas përkatësisë partiake por sipas kushteve të jetës që kanë.
Ajo që dallon, janë partitë apo kapacitetet e partive për gjetjen e zgjidhjeve për problemet të tyre. Qytetarët dallojnë vetëm në përzgjedhjen e zgjidhësve të problemeve dhe assesi në nevojën për t’i zgjidhur problemet më pas.
Në raport me qytetarin, vetëm në këtë kuptim jam PDK, ndryshe, jo për retorikë as për modesti, nevojat e jetesës tonë nuk kanë dallime partiake.
Thjesht, nëse vjen një erë kanalizimi në qytet, nuk e dëgjojnë vetëm të PDK-së, e të LDK-së jo.
Ky është koncepti im mbi dallimet partiake, që nuk nënkupton dallim nevojash njerëzore, gjë që nuk duhet të reflektojë as në dallimin e përzgjedhjes së zonave ku ato probleme do të zgjidhen.
Një gjë për të cilën përherë ka pasur dyshime, se zonat e caktuara të votuesve kanë pasur vëmendjen më të madhe të pushtetit.
Për këtë besoj fuqishëm në angazhimin e PDK-së për përmirësimin e jetës së qytetarëve, pa dallime, një përvojë kjo e dëshmuar.
Njohja e strukturave të PDK-së nga një përvojë e gjatë e aktivitetit në këtë parti më dha besim që tani është koha për të kaluar në një nivel më të lartë të marrjes së përgjegjësive.
Suksesi im në punë jashtë politikës mendoj që është garancë e suksesit tim në përfaqësim, në atë që kërkohet nga të zgjedhurit në Kuvendin Komunal.
Familja ime dhe fshati im ku jetoj, Velekinca, më bëjnë krenar dhe ma ndriçojnë rrugën në çdo sfidë. Do t’i kam si engjëll mbrojtës në ndërdijen time në kuptimin e ruajtjes së krenarisë dhe nderit në ushtrimin e kësaj përgjegjësie.
Por edhe shumë vendimtare dhe e rëndësishme në këtë vend ku jetojmë është edhe shoqëria. Për mua nocioni shok ka një kuptim më të lartë dhe më të fuqishëm apo e tejkalon fjalën shok si nocion.
Si shembull: Ka njerëz që janë rritur në familje të vogla, në familje të mëdha, pa familje, edhe pa prindër ndoshta, por njerëz pa shokë, në shoqërinë tonë nuk ka kuptim.
Për këtë kam marrë fjalën edhe të gjithë shokëve, me të cilët jam krenar që i kam të shumtë, po ashtu edhe të bashkëpunëtorëve të biznesit.
Por, vendimi i fundit që më çon drejt marrjes së përgjegjësive është edhe vota e qytetarit.
Për të hequr krejt dilemat, ju premtoj që nuk po votoni një politikan, por po dërgoni një njeri tuajin tek politika. Prandaj e kërkoj votën e secilit prej jush që e merr këtë mesazh./rajonipress/
Me shumë respekt dhe përgjegjësi
Riza Abdyli, PDK


