ARKATANA

“Rivaliteti” i lidershipit dhe (keq) menaxhimi i parasë publike!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sheradin Berisha – Për mendimin tim në Kosovë të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre që synojnë pushtetin ekzektutiv janë të njejtë, përjashto këtu Lëvizjen Vetevendosje, të cilës akoma s’ia kemi provuar pushtetin. Rrjedhimisht rivalitetin e tyre politikë e ka ndërtuar ‘lufta e egër’ dhe e pakompromis për pushtet, e jo parimet apo morali i tyre politikë! Për 18 vjet rresht pas luftës në Kosovë, kemi parë se si lidershipi i partive “rivale” politike: PDK, LDK, AAK, pastaj LDD, ORA, AKR, NISMA etj., gjatë zhvillimeve të ndryshme politike, e veçanërisht gjatë fushatave elektorale (shohim edhe këto ditë të parafushatës për zgjedhjet e parakohëshme) në debate të shumta televizive, nuk i kursejnë fjalët, për të artikuluar sa më shumë premtime të rreme e boshe, por edhe akuza dhe kundërakuza ndaj njëri tjetrit, për të joshur e mashtruar sa më shumë elektoratin e varfër.

– Shteti ka buxhetin miliardëshe!

– Kush e synon pushtetin për ta menaxhuar buxhetin?

Fundamenti

– Partitë me lidershipin e tyre!

– Ee, çka janë në të vërtetë partitë?

– Janë struktura të organizuara politike që abuzojnë në forma të ndry