FITORJA

Rivalët harrojnë sharjet dhe vijat e kuqe

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duke parë lakminë e madhe për pushtet dhe fshirjen e të gjitha vijave të kuqe, që subjektet politike patën vendosur kundër njëritjetrit për muaj me radhë, derisa flitej për zgjedhjet e jashtëzakonshme, analistët politikë theksojnë se me këto sjelljet e fundit, koalicionet që u lidhën në orët e vona të natës dhe befasuan edhe skeptikët më të mëdhenj, të gjitha partitë shkelën mbi parimet morale, etike e politike.

KOSOVA NDAHET NË DY BLLOQE POLITIKE

Pacifistët dhe krahu i luftës, në garë për pushtetin

“Lufta e egër për pushtet dhe tentativa me çdo kusht për ta vazhduar pushtetin është pamoralshme, e pasinqertë e mbi të gjitha e palogjikshme”, potencoi Hidajet Ahmeti

Duke parë lakminë e madhe për pushtet dhe fshirjen e të gjitha vijave të kuqe, që subjektet politike patën vendosur kundër njëritjetrit për muaj me radhë, derisa flitej për zgjedhjet e jashtëzakonshme, analistët politikë theksojnë se me këto sjelljet e fundit, koalicionet që u lidhën në orët e vona të natës dhe befasuan edhe skeptikët më të mëdhenj, të gjitha partitë shkelën mbi parimet morale, etike e politike.

Madje, theksohet se edhe koalicioni i luftës është bërë me qëllim për ta ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale, për t’u bërë mburojë përpara furtunës që pritet, gjë që dëshmon se edhe më këtë ka rënë përfundimisht kodi moral në politikë, sepse partitë që deri dje shaheshin e sot bëhen bashkë për interesa të kolltukut e jo për interesa të qytetarëve, derisa fuzionimi i skenës politike vetëm një përpjeke për ruajtjen e interesave të tyre kriminale në kapjen e shtetit.

Analisti politik, Ali Hertica, thotë se në zhvillimet e fundit rreth koalicioneve parazgjedhore, që ndodhën në orët e fundit të afatit ligjor të ditës së martë, kanë rënë dhe janë shkelur të gjitha parimet morale dhe etike të shumicës së subjekteve politike, ngase u pa qartë që në garën për pushtet ia kanë mësyrë vetëm fytyrat e shpenzuara dhe të ricikluara të aktorëve politikë, atyre që janë për vite të tëra mbrapa, shkelësit më të mëdhenj të ligjit.

Rezistencë ndaj Speciales

ARKATANA

Hertica thotë se koalicionin e orëve të fundit mes partive të krahut të luftës, gjithsesi e sheh si koalicion të shpresës së tyre për t’i bishtnuar në çfarëdo mënyre gjahut nga Gjykata Speciale. “Koalicionit PDK-AAK dhe NISMA është koalicion anti-Gjykatës Speciale. Ky është koalicion, i cili është bërë nga superkomandantët, si superfuqi për t’i revanshuar ligjet ndërkombëtare, duke menduar se kanë mundësi të bëjnë siç po bëjnë lojë edhe abuzim në shoqërinë kosovare. Sidoqoftë ky lloj skenari është krejtësisht i gabuar, sepse kjo lojë nuk do t’i shpëtojë dot ata, cilindo qoftë, po që se janë të involvuar në ato vepra për çka akuzohet ndonjëri nga ta. Furtuna herdokurdo që do të fillojë, do t’i përfshijë të gjithë ata që janë në listat e të dyshuarve”, tha Ali Hertica.

Edhe sipas Reshat Badallajt, qëllimi i këtyre bandave politike, siç i quan ai, është se si të vijnë në pushtet dhe pastaj të vrapojnë pas hajnisë, sepse këta nuk e kanë hallin e qytetarëve, por vetëm interesat e tyre kriminale. “Ne i njohim se të njëjtat banda politike dhe të njëjtët kryebanditë janë që nga lufta dhe çka kanë bërë për popull…? Nuk kanë bërë asgjë! Në fakt këta banditë janë pasuruar për vete dhe familjet e tyre për dhjetë breza”, tha Reshat Badallaj.

Interesat e shefave

Sipas analistit politik, Reshat Sahitaj, në Kosovë nuk ka parti politike me një program dhe statut, ku profilizohet partia dhe ku vendosen kushtet për pranimin e aderuesve të rinj. Prandaj, nga ky aspekt tani të gjitha partitë veprojnë sipas interesave të shefave dhe nuk është e rastësishme, kur thuhet se partitë në koalicion e kanë kapur shtetin dhe pushtetin, sepse pushtetin e plotfuqishëm e kanë në partitë e tyre shefat e me formimin e qeverisë këta veprojnë siç kanë vepruar në parti. “Koalicioni i djeshëm Kosovën e ka ndarë në dy blloqe: krahu i pacifistëve dhe krahu i luftës. Kjo është një anë pozitive, sepse partitë e vogla ngadalë shuhen dhe shumë vite më vonë do t’i kemi vetëm katër parti të fuqishme e të mesme, ngritja e të cilave do varet nga elektorati i atyre viteve që do të vijnë. Aktualisht dy krahët kanë pjesë- tarë të luftës dhe pjesëtarë pacifistë, që nga kjo mund të nënkuptohet se të pakënaqurit e krahut të luftës i bashkëngjiten krahut pacifist dhe e kundërta”, tha Reshat Sahitaj.

Ai mendon se krahu i luftës i ka grumbulluar shumicën e ish-luftëtarëve, të cilët ishin të injoruar nga shefat e tyre, mirëpo tani për qëllime të disa që do përballen me Gjykatën Speciale do të manipulohen siç janë manipuluar e margjinalizuar menjëherë pas luftës. “Si ka mundësi që t’u ndihmojnë luftëtarëve, të cilët deri dje ishin të përbuzur pikërisht nga shefat e tyre?! Në anën tjetër të krahut pacifist, si ka mundësi t’i ndihmojnë anëtarëve të tyre, që dikur policia serbe i detyronte të gëlltisnin mjete të metalta e askush nuk i respektonte në Kosovën e pasluftës. Mendoj se kjo fushatë do të jetë dinjitoze, por që do të zgjojë njëlloj xhelozie dhe krenarie në dy krahët: krahu pacifist do të dalin masovikisht në zgjedhje për të treguar krahët e luftës se këta ishin që i dolën zot Kosovës në fillimin e vitit 1990- 1992 , në krye më Ibrahim Rugovën, kurse krahu tjetër do të thirret në vlerat e luftës e në gjeneralin Adem Jashari, se pa iniciativën e tyre Kosova nuk do ishte çliruar”, tha Sahitaj.

Kosovës i duhen gjenerata të reja

Analisti Sahitaj konsideron se thirrja e krahut pacifist në Ibrahim Rugovën është e pasuksesshme, siç do të jetë thirrja e krahut tjetër në luftën e Adem Jasharit, sepse e para Kosova e ka kaluar kohën dhe strategjinë e Ibrahim Rugovës, e dyta po ashtu që sot Kosova nuk është gjendje lufte frontale. “Kosova ka nevojë për gjenerata të reja dhe para së gjithash për luftë ekonomike dhe diplomatike. Kosova ka nevojë rregullimin e mirëqenies sociale të qytetarit, arsimimin, mjekësinë, teknologjinë moderne, shkencën etj. por aspak për luftë të armatosur siç nuk kemi nevojë as për strategji të tejkaluara”, tha Sahitaj.

Sipas tij, loja e PDK-së gjithsesi është kundërvënie e paramenduar politike ndaj Gjykatës Speciale. “PDK-ja e Kadri Veselit nuk ka treguar strategji, por djallëzi, sepse që më parë e kanë prishur koalicionin për t’i grumbulluar tërë krahun e luftës, ku në qeverinë e ardhme do të gjejnë mbrojtje ata që përballen me Gjykatën Speciale. Kjo nuk quhet politikë, por djallëzi, e cila qeveri që në vitin e parë të qeverisjes do të sfidohet me vetveten, ngase tani më kundërshtarët e tyre do të jenë ata që i kanë brenda koalicionit e të cilët deri në momentin e fundit e akuzonin njëri-tjetrin. Madje në qeverinë e ardhshme do të jetë edhe VV, e cila do të merr postin e kryetarit të Kuvendit, sipas rregullores së KQZ-së. Si është e mundur që dje menjëherë Kadri Veseli e akuzoi direkt VV e nesër të bëjë koalicion me ta. Nëse VV vendos të rrijë në opozitë, dhe më kë do krijohet qeveria?”, thotë Sahitaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.