UBT

Rita Zeqiri, katër të arta dhe një të argjendtë

/ 1 minutë lexim

Tiranë – Notarja më e mirë kosovare, Rita Zeqiri ka fituar katër medalje të arta dhe një të argjendtë në Kupën e Shqipërisë. Kupa e Shqipërisë u mbajt më 4 e 5 korrik në Tiranë. Zeqiri fitoi medalje të arta në 50, 100 e 200 metra në shpinë, si dhe në 200 metra krol.

Ndërkohë, medaljen e argjendtë e fitoi në 800 metra krol. Paraqitje të mirë pati edhe notarja Vlera Llalloshi, e cila fitoi dy medalje, një të argjendtë, në 50 metra bretkosë, dhe një të bronztë, në 50 metra krol.

Fundamenti

Pos Zeqirit e Llalloshit në Kupën e Shqipërisë morën pjesë edhe Flaka Pruthi, Melisa Zhdrella, Drin Llaloshi e Ardit Devaja.