RCCOLA

Rita, pushim romantik me të dashurin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Rita Ora dhe Calvin Harris janë duke planifikuar një largim romantik, për t’i dhënë gjallëri lidhjes së tyre.Këngëtarja e hitit “How We Do” dhe i dashuri i saj DJ, supozohet se janë këshilluar nga nëna e Ritës të bëjnë një udhëtim në një zonë të vetmuar në Irlandë për të rikthyer shkëndijën në lidhjen e tyre gjashtëmujore.

“Rita dhe Calvin rrallë janë parë me njëri-tjetrin në disa muajt e fundit dhe tash ajo ka ngulur këmbë. Ajo ndjehet sikur po merret pak me veten dhe kur ata janë parë me njëri-tjetrin, ai vërtet është dukur sikur është i preokupuar me gjëra të tjera”.

Mobi Casa

“Nëna e Ritës, që është një psiko-analist, u ka sugjeruar të bëjnë pushim diku ku ata nuk njihen, për të parë nëse mund të kënaqen duke qenë me njëri-tjetrin pa hamendje dhe ngjarje të ndryshme”, ka thënë burimi për Daily Star. /Telegrafi/