Rita Ora, sot në Prishtinë, koncert më 10 shtator

Paralajmërimet e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, se shumë shpejt do të performojë në Kosovë, janë më afër se kurrë.

Burime të afërta me këtë yll të muzikës, bëjnë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e madh që të hënë, më 10 shtator, do të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës.

Po sipas tyre, këngëtarja Rita Ora, të shtunën, rreth orës 10:00, ateron në Aeroportin e Prishtinës dhe gjatë ditëve sa do të qëndrojë në Kosovë do të akomodohet në hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës.

Ky koncert do të mbahet në ditën kur edhe përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe se prezenca e Rita Orës, këtë festë pritet ta bëjë edhe më madhështore. (Kosovapress)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS