ARKATANA

Rita Ora nuk ka trashëguar talentin nga familja

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e popullarizuar britanike-kosovare, Rita Ora nuk ka trashëguar me sa duket talentin nga familja. Për ketë flet fakti që ata të gjithë nuk janë muzikantë, dhe Rita ishte e vetmja e cila më herët e zbuloi pasionin e saj për muzikën.

Madje, krejt në fillim ishte keqkuptuar paraqitja e 21-vjeçares nga familja.

Askush nuk besonte në vërtetë se vajza e re mund të ishte një këngëtare e famshme për ta mbështetur në aspiratat e saj për të bërë karrierë në muzikë.

Sidomos nëna e Oras nuk e kuptonte se pse vajza e saj kishte kërkuar me ngulm për të pushtuar skenën botërore.

Pa asnjë sfond muzikor në familje, Rita atëherë e kuptoi se do të paraqesë zërin e saj madhështor në mbarë botën.

Me shumë ambicie ajo kishte bindur prindërit e saj për të marrë pjesë në kor. Atëherë ata më në fund u binden se vajza e tyre ka talent të vërtetë muzikor.

Fundamenti

“Nuk jam e sigurt se pse kam kërkuar për të kënduar si një fëmijë”, tha Rita Ora për “Contactmusic”. Familja ime nuk kanë lidhje me muzikën. Por, prindërit e mi në shtëpi janë dhënë gjithmonë pas muzikës. Nëna ime kërcente në kuzhinë me Tina Turner. Ndoshta unë kam gjetur këtë interesim të tyre. “Kur kam thënë se unë dua të jem një këngëtare më kanë përqeshur të gjithë. Nëna ime pastaj erdhi në kor, për të parë se si unë këndoj. “, tha Rita.

Këngëtarja i ka rrënjët shqiptare, dhe kur ajo kishte mbushur një vjet, prindërit e saj emigruan bashkë me të nga Kosova në Angli.

Pas kësaj doli që Rita Ora të jetë një talente e madhe e muzikës, ajo tashmë ka nënshkruar kontratën për incizimin e albumit të saj të parë me kompaninë “ROC Nation”.

Shumë shpejt, Rita Ora ka siguruar një reputacion në mesin e artistëve të njohur botëror duke përfshirë Jay Z.

Prej atëherë Rita Ora duhet t’i tregoj se me cilët artistët të njohur të muzikës është duke bashkëpunuar “Kur u ktheva nga Nju Jorku, i thash mamit tim që unë kam punuar me Jay-Z. Ajo nuk e di se kush është ky, por tani ajo ka marrë vesh se është burri i Beyonce “, tha Rita Ora.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.