UBT

Rita Ora, një “Ikonë” mode

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Që kur u bë e famshme në botën e muzikës, në vitin 2012, Rita Ora ka ngjitur me shpejtësi shkallët e karrierës, duke u shndërruar në një prej këngëtareve më të njohura dhe aktive në botë.

22-vjeçarja me origjinë kosovare, gjithashtu ka qenë në qendër të vëmendjes për stilin e saj të të veshurit, që ka ngjallur shumë debate dhe spekulime mbi atë që qëndron pas zgjedhjeve të saj.

E shfaqur në koopertinën e revistës “Elle”, një prej revistave më prestigjioze të modës në botë, Rita zbuloi në një intervistë të gjatë, se shumica e zgjedhjeve janë krejtësisht personale.

Mobi Casa

Sipas Ritës, një prej gjërave që e bezdis më shumë në jetë, janë këshillat e njerëzve të tjerë për mënyrën se si duhet të vishet.

Ndërkohë, vetë koopertina e “Elle” mund të radhitet si një prej sukseve më spektakolarë të Orës, e cila gjithmonë e më shumë po fiton peshë edhe në botën e modës, veç asaj të muzikore.