Mobi Casa

Rita Ora ndjenjë e bukur të jesh ambasadore e vendit tend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Me rastin e koncertit të saj të mbajtur të hënën në Zyrih, Rita Ora ka folur për mediat zvicerane për përvojën e saj të mire me Zyrihun, për luftën në Kosovë përndjekjen që ishte ushtruar ndaj shqiptareve atje dhe, serish, për krenarinë që ndjen me përkatësinë e saj si shqiptare e Kosovës, ka thënë për televizionin “20 minute”.

E pyetur nga gazetarja se a është krenare për prejardhjen e saj nga Kosova, Rita thotë:

“Po, shumë. Ne jemi një komb i vogël. Kur dikush prej nesh arrin diçka, kjo është punë shumë e madhe. Është ndjenjë e bukur mundësia e paraqitjes si ambasadore për vendin tim”.

Ajo po ashtu ka thënë se, para se te vinte për të kënduar në Zurich , nuk e ka pasur idenë se në Zvicër ka kaq shumë shqiptare.

Ndërsa pyetjes se nëse do ta arrinte këtë që ka arritur, në rast se do të kishte jetuar në Kosovë, Ora i përgjigjet se megjithatë, në Kosove nuk do të kishte këtë shans.

FITORJA

“Mundësitë atje janë të kufizuara, por unë jam e sigurt se kjo gjë do të ndryshoje”.

Rita me tutje ka thënë se kur familja e saj e ka sjellë atë si fëmijë në Londër, ka qenë vetëm një vjeç, kështu që e ka braktisur Kosovën shumë kohë para se atje të niste lufta.

“Por gjyshërit e mi qenë dëbuar nga shtëpia e tyre dhe gjyshi që sëmurë rëndë. Megjithatë, kjo është vetëm një nder miliona historitë e ngjashme. Unë kisha fat”.

Duke iu kthyer suksesit në karrierën muzikore, Rita Ora thotë: “Është e pabesueshme! Unë e pickoj për çdo dite vetën, për t’u siguruar se nuk jam duke ëndërruar”, transmeton Koha Jonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.