UBT

Rita Ora mohon romancën me Chris Brown

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Londër – Pasi janë fotografuar së bashku kur kanë dalë nga një klub nate në Londër, mediat kanë shkruar se këngëtarja me prejardhje kosovare Rita Ora dhe reperi Chris Brown janë në romance bashkë.

Mirëpo, Rita ka reaguar shpejt duke deklaruar se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se ajo me Chrisin janë vetëm shokë dhe asgjë më shumë. “Ka filluar të flitet se unë dhe Chris jemi në lidhje, por kjo nuk ka të bëj me realitetin.

RCCOLA

Unë dhe Chris jemi miq të mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Pra mes nesh ka vetëm miqësi dhe asgjë më shumë”, është shprehur Rita.