Fundamenti

Rita Ora me tri paraqitje të mrekullueshme në Javën e Modës në Paris

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rita Ora tregoi dhuntinë e saj sartoriale teksa bëri ndryshim tri herë të veshjes së saj brenda një dite, ndërsa ndoqi Javën e Modës në Paris të hënën.

Këngëtarja 31 vjeçe, bëri tri paraqitje të dallueshme teksa ndoqi një sfilatë mode dhe më pas doli përsëri për t’u dhënë fansave një vështrim tjetër të saj.

Në një vështrim, Rita veshi një bluzë të zezë pa rripa me një dekolte të dashur dhe doreza të ngjashme teksa shkonte për pazar, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” kishte veshur edhe një palë pantallona të zeza të ngushta që i nxirrnin në pah fizikun e saj të zhdërvjellët.

Gjithashtu me një palë taka të zeza, Rita e kompletoi veshjen me syze dielli të mëdha.

Më herët gjatë ditës, Rita u shfaq me një kostum të bardhë me shkëlqim.

Mobi Casa

Për aksesorë, 31-vjeçarja zgjodhi një gjerdan të trashë floriri dhe e përshtati fytyrën me një palë syze dielli të mëdha.

Rita shfaqi pamjen e saj të parë të ditës ndërsa ndoqi shfaqjen e “Schiaparelli Couture” vjeshtë/dimër 2022-2023.

Kjo paraqitje e saj vjen pasi partnerja e Ritës, Taika, dyshohet se u zhvendos në shtëpinë e saj në Londër.

Çifti janë parë në shumë raste në veri të Londrës gjatë javëve të fundit teksa kryejnë detyra dhe blejnë gjëra për shtëpi.

Kuptohet se Rita, e cila është duke punuar në disa filma dhe “The Voice Australia”, dhe Taika, po planifikojnë një varg filmash, shpresojnë të kurorëzojnë martesën pasi të kenë përfunduar angazhimet e tyre të punës.

Një burim i tha The Sun: “Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe ka kaluar shumë pak kohë atje”. /Telegrafi/