RCCOLA

Rita Ora: Jam sikur djalë

/ 1 minutë lexim

Rita Ora shfaqet tejet femërore në fotografitë e realizuara për revistën ”Complex”, por insiston se është më shumë sikur djalë.

Këngëtarja 21 vjeçare ka shpjeguar se mund të duket vajzërore në raste të ndryshme, por ajo preferon të mbathë atlete kur është në skenë.

KKGJILAN

“Jam sikur djal”, i ka thënë ajo revistës.”Altetet ”Jordans” janë të preferuarat e mia. I mbath gjatë gjithë kohës në paraqitje para publikut. Mund të dukem vajzërore kur dua, por nuk mund të performoj me taka. Do përplasesha me fytyrë në skene dhe nuk do të dëshironim që kjo të ndodhte”, ka shtuar ajo.

Fotografitë e Ritës janë realizuar për edicionin gusht/shtator të revistës ”Complex”, ku mes tjerave, nuk mbetet pa u përmendur edhe fakti se Rita është nga Kosova.