Rita ndjehet mirë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Rita Ora ka siguruar fansat se çdo gjë është në rregull me të dhe së shpejti do t’i kthehet punës.Këngëtarja kosovare ishte dërguar me urgjencë në spital pasi ishte alivanosur derisa po realizonte një seancë fotosh për koleksionin e modës ‘Material Girl’. Megjithatë, përmes zëdhënësit të saj, ajo ka zbuluar se gjithçka është OK tash.

“Ju falënderoj për shqetësimin tuaj, por ju siguroj se ajo ndjehet shumë mirë”, ka thënë zëdhënësi i saj.

UBT

Rita humbi ndjenjat dy ditë më parë gjatë një seance fotografimi dhe u dërguar me autoambulancë në spital, ku i është ofruar ndihma dhe më pas është liruar për në shtëpi. /Kosovapress/Telegrafi/