Rita ndez turbinat

Këngëtarja Rita Ora i ka ndezur turbinat pak para promovimit të saj të albumit. Këngëtarja ka qenë “live” në një bashkëbisedim në tabloidin The Sun me adhuruesit e saj, përderisa këngëtarja pritet që të lansojë albumin e saj në fund të gushtit.
Rita Ora i ka ndezur turbinat dhe tërë forcën e saj e ka vënë në promovimin e albumit të saj “O.R.A”, që pritet të dalë në treg me 27 gusht.
Këngëtarja, të hënën ka qenë në një bashkëbisedim “live” me fansat e saj në tabloidin The Sun, i cili ka filluar në orën 17:00 sipas kohës britanike.
Talentja e zbuluar nga Jay Z, ka pasur një sukses të konsiderueshëm në vitin e saj të muzikës, përderisa bashkëpunimi i saj me DJ Fresh në shkurt bëri që ajo të jetë e para në top-listë.
Pesë muaj më vonë Rita pati edhe një bashkëpunim tjetër që përsëri e ngriti atë në vendin e parë në Britani. Ishte kjo këngë “R.I.P” me të cilën këngë u tha se do ta titullonte abumin e saj. Por, jo ajo vendosi për një emër tjetër.
Tani, ajo do të flasë të hënën në The Sun për albumin që titullohet ORA, përderisa pjesë e këtij emisioni “live” dhe me kamera deri tani kanë qenë emra të mëdhenj të showbizz’it si; will Ferrell, Jessi J dhe Olly Murs.
Rita, e cila ka qenë pjesë e shkollës teatrore për të rinj të Londrës “Sylvia”, ka filluar karrierën me Jay Z në moshën 17-vjeçare, ku edhe nënshkroi kontratë me Roc Nation që udhëhiqet nga reperi dhe miliarderi amerikan i muzikës, Jay Z.
Natyrisht, qenia pjesë e këtij labeli ka bërë që ajo qysh tash të konsiderohet një super-yll ndërkombëtar, një këngëtare e talentuar nga Londra, por që ka prejardhjen nga Kosovë.
Heroi i saj i muzikës është Stevie Wonder, të cilit ajo i tha “tung” për herë të parë gjatë një koncerti.
Në këtë koncert thuhet se aty u takua edhe me të dashurin e përfolur deri me tani në media Rob Kardashian, vëllain e yllit Kim Kardashian.
Këngëtarja, po ashtu së fundmi ka dhënë intervista për revistat e njohura amerikane si “GQ”, “More”, etj.
Ajo njihet edhe për afrinë e saj me emra të mëdhenj të showbizznesit sot në botë, si Beyonce dhe Kanye West përderisa paraqitja e saj në koncertin e Coldplay gjatë verës u lavdërua shumë nga analistët e showizzit në botë dhe sigurisht do t’i shërbejë asaj për karrierë të mëtutjeshme në koncertet e saj.
Me kaq shumë përfolje, me një shije të mirë të stilit dhe brilante në skenë, Rita debutoi në vitin 2012 në mënyrë më të mirë të mundshme.
Tash ajo do të këtë punë.
Albumi i saj “ORA” do të debutojë dhe sigurisht do të jetë në maje të top-listave. Pa dyshim një turne në çdo kënd të botës e pret, Ritën e cila krenohet me prejardhjen e saj kosovare.(express)