FITORJA

Rishikim për FSK-në

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Forcës së Sigurisë. Agim Çeku, ka thënë se kjo forcë është në proces të përcaktimit të misionit të vetë. Ai ka thënë se, sipas Pakos së Ahtisarit dhe ligjeve që janë nxjerrë, FSK-ja është limituar në detyra, në mision, në mandate, në pajisje, në numër dhe në strukturë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se deri në fund të këtij vit do të ndodhë një proces i rishikimit të FSK-së. “Pas rishikimit FSK-ja do të ketë ndryshime, do të ketë mandat të ri, i cili aktualisht i mungon. Procesi i rishikimit përfundon në fund të këtij viti dhe ne atëherë do të dalim me rekomandime, të cilat duhet t’i aprovojë Qeveria, pastaj edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Çeku, duke shtuar se procesi i rishikimit të FSK-së kërkon kohë, koordinim, studim, harmonizim por, sipas tij, është proces i pandalshëm.

Uji Dea

Çeku në një intervistë për “Epokën e re” ka vlerësuar se FSK-ja është në rrugën e duhur për t’i arritur objektivat. “Nuk dëshirojmë të flasim me data, por dëshirojmë që këtë proces ta bëjmë mirë, të koordinuar, të harmonizuar dhe me përkrahjen e të gjithë partnerëve tanë. Natyrisht se ky proces nuk varet krejtësisht nga ne, por në këtë proces jemi bashkërisht dhe do t’ia dalim në fund bashkërisht. Data dhe afate kohore nuk mund të jap”, është shprehur Çeku.

Ministri Çeku ka thënë se FSK-ja është e gatshme t’i mbrojë Kosovën dhe qytetarët e saj në gjithë territorin e Kosovës. “FSK-ja është në shërbim të popullit të Kosovës. FSK-ja është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo që ata janë, në veri, në lindje, në jug apo në perëndim”, ka thënë Çeku, duke shtuar se detyra e FSK-së është të jetë pranë qytetarëve të çdo komuniteti. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.