Rinia studentore gëzojnë 150 fëmijë gjilanas

Gjilan – Ky aktivitet tashmë tradicional nga Rinia Studentore këtë vit mblodhi rreth vetes shumë studentë të cilët me dashuri dhe vullnet të madh u bashkuan për të kurorëzuar sot punën tonë, ku gëzuam 150 Fëmijë të qytetit të Gjilanit.
Rinia Studentore që vepron në kuadër të Universitetit Publik të Gjilanit të mërkurën ka shënuar aktivitetin e radhës. Ky aktivitet tashmë tradicional nga Rinia Studentore këtë vit mblodhi rreth vetes shumë studentë të cilët me dashuri dhe vullnet të madh u bashkuan për të kurorëzuar sot punën tonë, ku gëzuam 150 fëmijë të qytetit të Gjilanit.
Angazhim i veçantë ishte organizimi i programit festiv për fëmijët e qendrës së kujdesit ditor “PEMA”, me ç`rast fëmijët nën tingujt e muzikës dhe valleve shijuan dhe ndanë lumturinë me ne.
Rinia Studentore “Kadri Zeka”, është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj të gjithë studentëve që kontribuuan në organizimin e shkëlqyer të kësaj dite të mrekullueshme, gjithashtu përcjellim uratat e fëmijëve e prindërve për çdo buzëqeshje të tyre thuhet në njoftimin e tyre./rajonipress/