Fundamenti

Rinia republikane e përmbyllë fushatën me përkrahje të fuqishme për Lutën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rinia Republikane e ka përmbyllur fushatën në Gjilan në përkrahje të plotë të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Kryetari i Lëvizjes Republikane në Gjilan, Selver Xhelili, ka thënë me këtë rast se republikanët në çdo tubim i kanë dhënë përkrahje të madhe Lutfi Hazirit.

“Republikanët gjithmonë kanë qenë në mbështetje të z. Haziri dhe më 1dhjetor do të jetë një fitore bindëse. Si partner i koalicionit me LDK, republikanët kanë qenë në çdo tubim dhe në çdo takim me Hazirin. Ne i urojmë kryetarit Haziri për fitoren e madhe”, ka thënë Xhelili.

Ndërsa në fjalën e rastit, kryetari Lutfi Haziri ka falënderuar republikanët për mbështetjen, duke iu uruar për fitoren në Asamblenë Komunale.

Fundamenti

“Sot ju po përmbyllni këtë fushatë të gjatë për kryetar dhe për asamble. Qytetarët kanë fol në Gjilan më 3 nëntor. Gjilanasit në fshat e qytet, kanë vendosur një rekord të ri në pjesëmarrje në zgjedhje që është pjesëmarrja më e madhe. Balotazhi është proces që konfirmon pritjet tona që do të fitojmë bindshëm. Ky ka qenë një proces që u bashkuan njerëzit në program. Më lejoni t’ju uroj që edhe pse jeni iniciativë e re, keni mbërri me fitu në Asamble Komunale. Është rezultat jashtëzakonisht i madh në zgjedhje, jeni fitues të mëdhenj. E falënderoj Selverin për mbështetjen e sinqertë”, tha kryetari Haziri.

Haziri theksoi se LDK-në dhe republikanët i bashkoi qëllimi, vizioni e kujdesi ynë për Gjilanin, për të shtuar se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe këtë partneritet do ta ruajmë si të shenjtë.

“Kohëve të fundit gjithë ata që se kanë ndarë mendimin me ne, mund të na bashkohen. Ato do të jenë vota të nderit. Ne besojmë që programi ynë do të implementohet qind për qind, sepse është program real. Gjilanit i mungon kujdesi. Nuk mund të jetojmë më si jetim. Në Gjilan ka vada sepse s’ka kanalizim, s’ka ujë sepse s`ka pasë investime, s’ka trotuar për qytetarët, s’ka as ndriçim publik”, ka potencuar Haziri.

Kryetari i Gjilanit ka premtuar uljen e tatimit të pronës për 40 për qind, uljen taksën fillestare komunale, dhe në këtë mënyrë do ta ruajmë familjen, duke e stabilizuar ekonomikisht./rajonipress/