Mobi Casa

Rinia e fshatit Miresh grumbullojnë mjete për familjet skamnore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Nga ky aksion janë grumbulluar 2620.85 euro, prej të cilave janë ndihmuar 13 familje me pako ushqimore (në vlerë 130 euro), si dhe me para të gatshme (50 euro), si dhe tre persona që janë në asistencë sociale janë ndihmuar me para të gatshme (50 euro). Parat e mbetura do të shfrytëzohen për një organizim tjetër në ditën e Fiter Bajramit.

Postimi i plotë i Agron Murselit

Të nderuar miq, Aksioni humanitar i rinisë së fshatit i filluar të hënën, përfundoj me sukses. Edhe këtë nismë humanitare, banorët dhe bizneset e fshatit e respektuan, mbështeten dhe besuan. Sot jo të gjithë që kanë mundësi të bëjnë mirë, angazhohen! Ndaj këto shembuj të mbështetjes dhe dashurisë njerëzore marrin vlerë domethënëse, jo vetëm për njerëzit në nevojë, por edhe për neve si nismëtar të këtij aksioni! Ju jemi mirënjohës pafund!

Uji Dea

Nga ky aksion janë grumbulluar 2620.85 euro, prej të cilave janë ndihmuar 13 familje me pako ushqimore (në vlerë 130 euro), si dhe me para të gatshme (50 euro), si dhe tre persona që janë në asistencë sociale janë ndihmuar me para të gatshme (50 euro). Parat e mbetura do të shfrytëzohen për një organizim tjetër në ditën e Fiter Bajramit.

Për hir të korrektësisë, po ju prezantojmë në përgjithësi burimin e mjeteve financiare të grumbulluara. Nga xhamitë dhe kacat e vendosura në fshat janë grumbulluar 1057.98 euro. Pjesa tjetër e mjeteve janë dhuruar nga bizneset e fshatit dhe donatorë tjerë që kanë dashur të mbesin anonim. Një falënderim i veçantë i drejtohet dy hoxhallarëve të fshatit Hoxhë Jonuz Ramadani dhe Hoxhë Fazli Bunjaku dhe që besuan dhe mbështetën edhe këtë vit nismën tonë. Falënderojmë të gjithë banorët e fshatit, mërgimtarët dhe bizneset e fshatit që kanë ndihmuar në realizimin e këtij aksioni. Të gjithë ju që na keni shkruar me mesazhe të shumta duke na mbështetur me fjalët më motivuese, na keni dhënë shumë lumturi dhe vullnet që të vazhdojmë tutje. Mirësia, dhembshuria dhe fqinjësia e mirë qofshin pjesë e shoqërisë tonë gjithmonë! Faleminderit ka shkruar Agron Murseli aktivist nga fshati Miresh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.