Rinia Demokratike e Kosovës në Gjilan – shënon Ditën e mësuesit

Gjilan – Ditën e Mësuesit 7 Marsit, që konsiderohet si ditë e veçantë e shoqërisë sonë, RDK e ka shënuar me vizitë tek disa veterane të arsimit për të shprehur respektin për misionin e shenjtë të tyre në dhënien e diturisë për gjenerata të shumta.
“Sot ne po shprehim respektin dhe krenarinë në këtë ditë të mësuesit për ju veteranët e arsimit që për dekada të shumta bëtë sakrificë në misionin tuaj për shpërndarjen e diturisë, edhe atëherë kur për ne si shoqëri ishin kohëra të vështira, kur pushteti kishte qëllim që shoqëria jonë të mbetej pa shkollim e dije, duke përdorur të gjitha mjetet që ky mision të mbetej i pamundur” u shprehën me këtë rast përfaqësuesit e RDK-së.
Gjatë vizitave të RDK-së, në një bashkëbisedim të këndshëm më veteranët e arsimit, porosia kryesore nga to ishte dalja nga kjo situatë, për të cilën është shumë me rëndësi uniteti, tolerance dhe sigurimi i perspektivës për gjeneratat e reja duke i konsideruar si shtylla të shtetit dhe ardhmërinë e vendit.
Gjithashtu me admirim folën për rininë që e kemi të shkëlqyeshme, me porosinë që tu krijohet më shumë mundësi e hapësirë në inkuadrimin e jetës institucionale duke llogaritur në dijën, potencialin dhe vullnetin që ka rinia për prosperim të vendit./rajonipress/