GRANDEMALL

“Albin Kurtin duhet me përzënë nga varrezat e dëshmorëve” – Gucati i ashpër ndaj liderit të VV-së: Nuk e ka në shpirt as Adem Jasharin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i OVL së UÇK-së ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për gënjeshtra e mashtrime. Sipas tij, ai duhet përzënë nga familjarët e dëshmorëve kur të shkon për vizitë tek varrezat e dëshmorëve.

Gucati ka ftuar familjet e dëshmorëve që nëse nuk duan ata, mund të merr personalisht inciativë për këtë veprim.

“Ne e kem ditë që nuk vjen Albin Kurti në Hagë. Në një emission televiziv, ai ka rënë shumë poshtë si kryeministër, duke thënë që të fala po i bëj Rexhës dhe askujt tjetër, a nuk është poshtërsi kjo. Marria tjetër është kur ka thënë se nuk kam dashur që të plotësoj aq shumë formularë, këto janë gënjeshtra. Ai nuk i ka në shpirt as Hashim Thaçin, as dëshmorët e as Adem Jasharin, po të isha si familjarët e dëshmorëve unë do ta kisha përzënë nga varrezat e dëshmorëve. Unë i kisha pri i pari, se nuk ka bërë asgjë për familjarët e dëshmorëve e as për invalidë e aq ma pak për veteranët”, ka deklaruar Gucati në Frontal në T7.

FIDANISHTJA

Gucati ka thënë se Kurti ka gënjyer shumë gjatë karrierës së tij në politikë.

“Kur më ka vizituar në zyrën time, më ka thënë se nëse unë bëhem kryeministër asnjë pjesëtar i UÇK-së nuk do të shkoj në Gjykatë Speciale, kam qenë me Migjen Shalën e Faton Klinakut si dëshmitarë. Shumë bre ka rrejtë, për çdo sen ka rrejtë. Ai këtë përkrahje po e merr se ka bërë një propagandë 15 vjeçare, e i ka bind edhe mërgimtarët”, është shprehur ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.