GRANDEMALL

Ringjallet lagja Hyseni e Tupallës

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Fshati Tupallë është fshati i dytë sipas madhësisë në komunën e Medvegjës, i banuar me shqiptarë. Ka shkollën fillore, është i lidhur me rrugën e asfaltuar me qendrën komunale, nuk ka ambulancë apo shërbim tjetër shëndetësor, sepse kjo në komunën e Medvegjës për shqiptarë është “mollë e ndaluar” edhe pse banorët kaherë e kërkojnë nga faktorët relevant një gjë të tillë. Është fshati i parë shqiptar i cili u elektrifikua para më se dyzet vjetësh.

Është fshat me një traditë të mirë bujqish të suksesshëm, pemëtarësh të mirë, blegtorësh e bletarësh entuziastë, por edhe njëri nga fshatrat shqiptare prej të cilit dolën një plejadë njerëzish të shkolluar, të prirë nga Akademik Idriz Ajeti e prof. Yeqir Bajrami, përparimtarë e atdhetarë, si Zenel e Hashim Hajdini, pleqnar si Ali Naman Ismajli, Sherif Ramë Salihu, Behram Kadria, Ajet Haliti, afarist si Xhemë Xhema, Agim Ukiqi, poet si Ramiz Kadriu etj.

Por, është edhe fshat të cilin asesi nuk e anashkaloi e keqja e viteve 1999-2000, kur u bë dëbimi e spastrimi etnik i popullatës shqiptare nga komuna e Medvegjës me përmasa të gjenocidit, mbase numri më i madh i banorëve u zhvendos nga ky fshat. Qëndron edhe një e vërtetë, se është fshati në të cilin deri më tani është numri më i madh i të kthyerëve krahasuar me fshatrat tjera shqiptare të Medvegjës, fatkeqësisht pa ndihmën e askujt, por me vetiniciativë e mjete vetanake, për çka shërbejnë si shembull dhe meritojnë lavdëratë.

Të mërkuren e kësaj jave, më 30 maj 2013, kryetari i Bashkësisë lokale, z.Sokol Halimi, më thot…baci Rexhë, e di që të interesojnë punët e mira në Medvegjë, prandaj eja të pashë një të tillë në lagjen e Hysenajve të Tupallës…Dhe kështu ndodhi. Së bashku me prof. Fadil Mustafën shkuam atje. Dhe me të vërtetë ishte një kënaqësi e madhe e cila vështirë përshkruhet në qoftë se nuk ka mundësi të përjetohet.

Kjo lagje gjendet gati se në mes të fshatit, në afërsi të shkollës dhe shumë afër rrugës kryesore të fshatit.

Dita ishte e bukur dhe me diell si e porositur për ta shtuar bukurinë e asaj që e pamë.

Fillimisht befasia e këndshme ishte takimi me z. Osman Hysenin dhe z. Jashar Hysenin të cilët na pritën me gëzim duke thënë se është një vizitë shumë vëllazërore e që u mungonte. Këta të dy, sipas meje guximtarë, më thanë se para dy-tri vjetësh kishin vendosur të kthehen në Tupallë, në shtëpitë e tyre dhe të të parëve të tyre, edhe pse në Prishtinë do të lenin shtëpi dhe banesa të rregulluara më mirë se që i kishin këtu. Dhe, pa përtuar i hynë punës për të meremetuar dhe rregulluar shtëpitë e plaçkitura e të dëmtuara, besa baca Osman edhe bëri shtëpi të re. Duke i parë këta iu kishte bashkangjitur edhe z. Haki Hyseni i cili po kështu e meremetoi shtëpinë e tij të dikurshme familjare dhe sot jetojnë këtu së bashku siç ishin dikur. Në bisedë se si ia dolën na thanë se të gjitha i bënë me punën e tyre të palodhur dhe me mjete vetanake dhe të familjeve të tyre, pa ndihmën e askujt tjetër. I janë mirënjohës kryetarit të Bashkësisë Lokale, z. Sokol Halimit i cili ishte i vetmi që i mbështeti dhe i vizitoi gjithmonë dhe me mundësitë e tij edhe i ndihmoi. Ai me rastin e kësaj vizite na tha se bashkësia lokale ka ndërtuar disa rrugë të lagjeve dhe do të vazhdoj edhe ndërtimin e ca të tjerave.

Hidromorava

I entuziazmuar nga kushërinjtë e tij dhe i shtyrë nga dashuria e madhe për vendlindje pasoi edhe vendosja e z. Isa Hysenit që këtyre ditëve, pas rrënimit të shtëpisë së dëmtuar e të plaçkitur, të filloj bartjen e materialit për ndërtimin e shtëpisë së re në trollin e shtëpisë së babait të tij, të ndjerit dhe të nderuarit Hasan Hysenit. Po, kjo është një kënaqësi që entuziazmon, motivon dhe siguron se në këto troje ka shqiptarë që dinë, duan dhe guxojnë t’i dalin zot trollit dhe vendit të vet. Aferim dhe All’llahu i ndihmoftë.

Mbase, mund të them se në oborret e këtyre familjeve, në shtëpitë e tyre, në kopshtet e tyre e rrethinë vërehej një jetë bashkëkohore, një standard i lartë dhe para së gjithash një gjallëri që premton. Oborret e shtëpive ishin mbushur me lule por edhe me perime të mbjellura e kultivuara mirë. Bile, në oborrin e z. Osmanit patëm kënaqësi të shohim edhe një pjesë të një mini etno-muzeu të bukur, kurse oborrin e z. Jasharit e zbukuronin zogj e pula të një bukurie të rrallë.

Për çudi zonja e shtëpisë së Jasharit zonja Gjyla Hyseni edhe deri në këto ditë pranvere kishte ruajtur dardha ujce turshi me një shije dhe pamje sikur të ishin mbledhur sot nga rremi.

Kujtoj më në fund që këta guximtarë e pse jo edhe atdhetarë duhet tu shërbejnë si shembull të gjithë atyre të cilët kanë tokat dhe shtëpitë në fshatrat shqiptare të Medvegjës, seriozisht të mendojnë se a bën më t’i lënë arat e mbushura me thera, oborret e mbyllura dhe shtëpitë duke u rrënuar e të mos ia bëjnë siç bënë këta.

Përgëzoj familjet e kthyera të lagjes Hyseni të Tupallës dhe njëkohësisht ftoj ata që kanë mundësi që këta dhe eventualisht ata që duan të kthehen në Medvegjë të ndihmohen aq sa ka mundësi, pasi që këtë hë për hë nuk e bën as shteti, as bashkësia ndërkombëtare e fatkeqësisht as shtetet shqiptare Republika e Kosovës e as ajo e Shqipërisë.

Mbase, ftoj njerëzit qëllimmirë e ata që kanë mundësi e vullnet të mirë që: TË FORMOJMË NJË FOND PËR KRIJIMIN E KUSHTEVE PËR KTHIMIN E SHQIPTARËVE TË DËBUAR NË KOMUNËN E MEDVEGJËS. Me një angazhim të një numri më të madh të njerëzve të vullnetit të mirë mund të bëjmë shumë.
Uroj që edhe në lagjet dhe në fshatrat e tjera shqiptare të kemi shembuj të tillë/Shkruan: prof. Rexhep Abazi-medvegja.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.