Mobi Casa

Rina: Modelimi në Kosovë jofitimprurës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Është kjo Rina Lajqi bukuroshja që gradualisht po arrin të përmbush ëndrrën e saj në fushën e modës. Mbase ka disa vjet që ajo e nisi këtë profesion për të cilën thotë se ndjehet mjaftë e lumtur. Rina hapat e parë i kishte në “Kosova Model Agency” për të vazhduar më tutje bashkëpunimin edhe me disa kompani të ndryshme të modës. Ajo së fundi është imazh i qendrave tregtare, duke prezantuar veshjet e koleksioneve të tyre

Përveç angazhimeve në fushën e modës, Rina është edhe studente dhe në të ardhmen ajo përveç një modele e suksesshme, synon të bëhet edhe një ekonomiste e mirë. Ndërsa sa i përket jetës sentimenatle, Rina është e dashuruar, mirëpo preferon ta mbajë larg opinionit privatësinë e saj. Në intervistën dhënë “Zëri-t” Rina flet më gjerësisht për punë dhe projektet e saj në të ardhmen.

Si e përshkruani fillimin e karrierës tënde drejt modelimit?

Fusha e modës, mbase sfilata në skenë më ka pëlqyer gjithnjë. Në fakt edhe si fëmijë kur kam qenë, kam sfiluar kinse po i imitoj modelet që i kam parë në TV. Dhe që nga atëherë më ka lindur dëshira që të bëhem modele. Mirëpo gradualisht ëndrra fëmijërore filloi të më bëhej realitet dhe ja tani e disa vjet po merrem me këtë profesion. Vlen të ceket që hapat e parë drejt modelimit i kam pasur në agjencinë e modës “Kosova Model Agency”, ku më pas mu hapën edhe dyer tjera dhe tani vazhdoj të bashkëpunoj me disa kompani të vendit.

Fusha e modelimit po rrjedhë ashtu siç e keni paramenduar?

Unë vazhdoj angazhimet e mia maksimale në mënyrë që të arrijë suksese, mirëpo akoma nuk e kam përmbushur atë që jam duke e synuar. Kam edhe shumë për të bërë.

Cilat janë barrierat më të mëdha që i ke kaluar deri më tani?

Barrierat deri më tani kanë qenë nga më të ndryshmet dhe mjaftë prezente. Vlen të ceket mentaliteti tek shoqëria jonë dhe rrethi të cilët nuk më kanë përkrahur në këtë drejtim. Por sido që të jetë nuk i kam dëgjuar fjalët e të tjerëve, por kam vazhduar vet me forcën time. Rrethi ynë nuk është mësuar me të qenurit modele, prandaj mentaliteti i ulët i tyre ka bërë që të kem mjaftë barriera në fillim të karrierës sime.

Çfarë je duke punuar për momentin?

Për momentin jam duke punuar si menaxhere e sektorit të femrave të cilat dëshirojnë të merren me modelim. Në fakt jam e angazhuar edhe në disa projekte të modelimit, të cilat nuk kam të drejtë ti publikoj tani.

Cilën nga modelet tona e sheh si rivale?

Të them të drejtën të gjitha modelet tona kanë vlerën e vet, mirëpo si rivale se shoh asnjërën prej tyre. Të gjithë e kanë suksesin dhe stilin e vet.

RCCOLA

Sa është fitimprurës për ju modelimi?

Në realitet në Kosovë modelimi nuk është aspak fitimprurës, për shkak se fushës së modës fare pak i kushtohet rëndësi. Prandaj pjesa dërmuese e modeleve dëshpërohen shpeshherë nga ky profesion i cili për fat të keq nuk vlerësohet në vendin tonë.

Si është Rina jashtë modelimit?

Si tip jam shumë e sinqertë, mundohem të jem sa më e thjeshtë dhe modeste me të gjithë. Jashtë modelimit merrem me studime të drejtimit të ekonomisë.

Jeni e dashuruar?

Po, jam e dashuruar, mirëpo nuk preferoj të flas në publik për lidhjen time të dashurisë. Kjo është një privatësi që duhet të mbetet larg syve të opinionit .

Cili është hobi juaj?

Hobi im është vallëzimi, zakonisht kohën e lirë preferoj ta kaloj duke vallëzuar. Ka shumë kohë që merrem edhe me vallëzim dhe është një profesion që më pëlqen bukur shumë

Zhgënjimi më i madh që e ke pasur gjatë jetës tënde?

Tani për tani nuk më kujtohet të kem pasur ndonjë zhgënjim të madh në jetën time.

Çfarë synoni në të ardhmen?

Në të ardhmen synoj të jem një modele e suksesshme dhe një ekonomiste e zonja./zeri/