ARKATANA

Rilind Ravnobaja shpresë e futbollit Kosovar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – I dashuruar pas lojës “magjike” të futbollit, 17-të vjeqari Rilind Ravnobaja padyshim është ardhmëri e futbollit Kosovar, ky djalosh me paraqitjet e tija ka mahnitur njohësit e futbollit të shtetit Helvetik të Zvicrës.

Për nga natyra shumë i qetë por në fushën e blertë të futbollit Rilindi është një futbollist i pa kompromis duke dëshmuar se Rilindi ka një ardhmëri të ndritur të futbollistit.

Dashurin ndaj futbollit e kishte shfaqur si 6-të vjeçar për t’ju mos ju ndarë tani e 11-të vite asnjëherë, duke u dalluar nga moshatarët e tij me talentin që ka.

Arlindi i cili jeton në Zvicër me mjaft sukses karrierën është duke e zhvilluar në FC United Zurich ndërsa roli i tij është mesfushor qendror ofensivë ndërsa karakteristik e këtij talenti është këmba e majtë e tij.

“Jam i dashuruar në lojën e futbollit futbolli për mua është gjithçka, por të gjitha meritat ia dedikoj së pari zotit e pastaj familjes të cilët më përkrahin në çdo moment të jetës sime pa ta nuk do të kisha arritur tani ku jam”, shprehet talenti Ravnobaja.

KKVITI

Ravnobaja njëherit ka edhe fjalë të mira për klubin e tij FC United Zurich për të cilin thekson se është një skuadër e madhe.
“Është fati im që jam në këtë mjedis këtu gjithçka punohet në mënyrë profesionale asgjë nuk i lihet të rastit ndërsa kategorive të reja ju jepet rëndësi e madhe për zhvillimin e futbollistit”.

Talenti i këtij futbollisti i cili ka një gjatësi 1.74 cm, nuk mbetet pa u vërejtur edhe nga Kombëtarja e Kosovës U19 e cila e ka ftuar në gjirin e saj.
“Menjëherë ju kam përgjigjur ftesës së Kombëtares së Kosovës ka qenë një ëndërr e imja dhe familjes sime, a ka ma nder se sa ti mbrosh ngjyrat e vendit tënd ku stërgjyshit e gjyshërit tanë për këtë vend kanë vuajtur dhe kanë derdhur gjak, jam shumë krenar që amanetet e tyre ti bëj realitet në fushën e futbollit që ti bëjë krenar bashkëkombësit e mi që janë Kosovar”, shprehet i emocionuar Ravnobaja.

Arlindi si shumë shokë të tij synimet e tij janë drejt klubeve Evropiane një gjë të tillë shumë shpejt mund ta realizon.
“Jemi në kontakt me disa klube Evropiane t`ju bashkëngjitëm jemi duke punuar me Skauterin e mirënjohur Fahredin Bejtullahun dhe shumë shpejt do ta mësojmë emrin e klubit të ri”.

Arlindi nuk e fsheh ëndrrën e tij dhe me plot bindje thekson se gjenerata e tij do të jetë ajo e cila Kombëtaren e Kosovës do ta prezantoj në Kampionatet Evropiane e Botërore.

“Jemi një gjeneratë shumë e mirë vetëm duhet kërkuar talentet në vendet e ndryshme për t`i afruar nën ombrellën e Kombëtares së Kosovës, kjo gjeneratë pas 5 vitesh do ta thotë fjalën e saj në shumë arena futbolllistike Evropiane e Botërore”./rajonipress/