ARKATANA

Rikthimi në Turqi? Vedat Muriqi i hapur për bashkimin me Galatasarayn

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Okan Buruk është emëruar trajner i Galatasarayt, i cili dëshiron të hyjë në sezonin e ri në Superligë me një ekip ambicioz.

Puna e transferimeve vazhdon intensivisht te klubi verdhekuqe dhe tashmë kanë disa shënjestra.

Vedat Muriqi ishte një nga emrat në listën e Galatasarayt, i cili dëshironte të përforconte vijën e sulmit.

FIDANISHTJA

Deklarata e shkurtër ka ardhur nga reprezentuesi i Kosovës, emri i të cilit është lidhur për një kohë me gjigantin turk.

“Ka disa skuadra të interesuara si nga jashtë ashtu edhe nga Turqia. Pse të mos kthehem në Turqi?”, ishte përgjigja e shkurtër e Muriqit.

Sulmuesi shqiptar tashmë e ka dëshmuar veten në Superligën e Turqisë, pasi ishte pjesë e Fenerbahces për një sezon, për të kaluar më pas te Lazio për 20 milionë euro, derisa në edicionin që lamë pas ishte i huauzuar te Mallorca. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.