FIDANISHTJA

Rikthimi në QKUK, nën kërcënim për vrasje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Tek hedh këmbën për të kaluar portën në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kirurgut, Samedin Haxhijaha, sikurse 16 vjet më parë i kujtohet momenti kur kishte kaluar pragun për t’u rikthyer në vendin e tij të punës.

Si shumica absolute e mjekëve shqiptarë, Haxhijaha ishte larguar nga puna në vitet e nëntëdhjeta, në kohën kur nga barku i pacientëve shqiptarë kishte nxjerrë një prerëse thonjsh dhe një unazë, që Policia e Serbisë i kishte detyruar shqiptarët t’i gëlltitnin me forcë.

Çlirimi i Kosovës më 1999 do të vetorganizojë në mënyrë spontane mjekët kosovarë, të cilët do të rikthehen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

FIDANISHTJA

Por, në qershorin e këtij viti, kur në Spital vazhdonte të qëndrojë stafi mjekësor i komunitetit serb dhe kur para portave të QKUK-së qëndronin KFOR-i anglez për të shmangur çfarëdo incidenti, rikthimi nuk ishte edhe aq i lehtë.

Haxhijaha tregon për Zërin momentin kur kthehet në vendin e tij të punës dhe aty gjen personelin serb, të cilët edhe e kërcënojnë me vdekje. /zeri/