Hidromorava

Rikthimi i Bashotës në krye të Bibliotekës, është shkelje ligjore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Rikthimi i Sali Bashotës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, si kryetar i Këshillit Drejtues, pozitë kjo thuajse edhe më e rëndësishme sesa ajo që ka mbajtur prej 10 vitesh si drejtor i saj, po konsiderohet shkelje ligjore dhe parimore nga ana e njohësve të akteve ligjore, por edhe nga vet punëtorët e Bibliotekës.

Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi një javë para vitit të ri ka emëruar Bashotën kryetar të Këshillit Drejtues të Bibliotekës, por kjo ka nxitur reagime të ish-vartësve të tij, nëpunës të këtij institucioni, shkruan Koha Ditore.

Hidromorava

Njëri ndër ta, Avdi Lakna, madje i ka dërguar një letër të hapur ministrit Krasniqi, në të cilën ai ka shkruar se e ka habitur dhe shqetësuar pa masë vendimi i tij si ministër për të vënë në krye dikë si Bashota.

Veç tjerash ai tha se emërimi i Bashotës në postin që ia ka dhënë Krasniqi është edhe shkelje ligjore, pasi kjo është në kundërshtim me nenin 17 të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.