Rikthehet Vesa

/ 1 minutë lexim

Këngëtarja Vesa Luma që ishte e angazhuar si pjesëtare e jurisë në shoun “X Factor”, duket ta ketë shijuar shumë këtë përvojë.

Shfaqja televizive u emetua në televizionin Klan nga janari deri në muajin maj dhe Vesa është shprehur shumë e nderuar që ka qenë pjesë e jurisë së kësaj gare.
“Jam shumë e privilgjuar që isha pjesë e formatit më të njohur në botë “X Factor Albania” që më dha eksperiencën më të madhe të botës së medias dhe spektaklit.

Hidromorava

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tek profesionalizmi dhe sinqeriteti im si anëtare jurie e këtij produksioni,” ka shënuar Vesa në profilin e saj në rrjetin Facebook.

Këngëtarja ka bërë të ditur se qysh kete jave do te fillojë me koncerte, këngë e klipe të reja./Indeksonline/