Eko Higjiena

Rikthehet gjakmarrja

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Për afro një muaj, anëtarë të familjes Nokaj nga fshati Marmullë i Komunës së Gjakovës, ishin detyruar të largoheshin nga shtëpia e tyre. Të mëdhenj e të vegjël ishin shpërndarë nëpër farefis për t’i humbur gjurmët nga fqinjët e tyre nga familja Allaku me të cilën Nokajt janë në hasmëri tash e 13 vjet.

Edhe pse qëndrimi në shtëpinë e tyre në fshat mund të paraqiste rrezik, ata ishin kthyer sërish aty. Vetëm një i rritur nga shtëpia që ishte njëra nga gratë, e shoqëruar shpesh nga ndonjë fëmijë i familjes, kishte dalë jashtë për t’u furnizuar me ushqim e gjësende të tjera. Në gjendje të izoluar kjo familje kishte jetuar pasi që Anton Nokaj, 41 vjeç, në mars të 2004-s kishte marrë hak për të vëllanë e tij, Engjëll Nokaj, 38 vjeç.

“Javët e para jemi pas larguar nga shtëpia sa unë kujtoj pata shkuar te halla, tani jemi kthyer në shpi. Kemi ndejtur më shumë mbyllur. Unë nuk kam ditë çka është pse po fshihemi. Kur kemi pas nevojë për ushqim veç gruaja e axhës ka dalë pasi që ajo vozit veturë e shpesh kemi shkuar edhe ne fëmija me të”, tregon Edmondi djali Engjëllit.

UBT

Ky i fundit ishte vrarë nga familja Allaku në korrik të 2000-s. E keqja në mes këtyre dy familjeve të cilat dikur kishin qenë shumë të afërta njëra me tjetrën kishte ndodhur pas një përleshjeje verbale që Engjëll Nokaj kishte pasur me një anëtar të familjes Allaku, shkruan kohaditore.

Dhe kështu vrasjet në mes këtyre dy familjeve bën që katër gra nga të dy familjet t’i rrisin më shumë se dhjetë fëmijë jetimë. Në familjen e Nokajve pa babë janë duke u rritur tetë fëmijë. Pesë prej tyre janë të Engjullit të vrarë, dhe tre të tjerë të Antonit i cili që nga viti 2004 gjendet në burg, pasi që për vrasjen e dyfishtë në familjen Allaku, ai është dënuar me 25 vjet burg. Për këtë tragjedi në familjen e Nokajve, i mërzitur flet djali i Engjëllit të vrarë, Edmondi 20-vjeçar, që aktualisht konsiderohet edhe si i zoti i shtëpisë./Indeksonline/