Hidromorava

Rikthehet Besart Berisha, shënon hat-trick

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Besart Berisha ka shënuar tregolësh në miqësoren e skuadrës së tij Brisbane Roar kundër Melbourne Hearts, takim ky i fituar nga skuadra e sulmuesit kosovar.

Ish sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, rrugën e golit e gjeti pas vetëm 16 sekondave lojë. Padyshim se Berisha në këtë takim ishte lojtari kryesor. Ai duket se është në formën e tij më të mirë për sezonin e ri të garave në A-League të Australisë.

FIDANISHTJA

Sulmuesi prishtinas pas ndeshjes tha se skuadra e tij është e përgatitur për sfidat e reja. Ai beson se me ekipin e tij do ta fitojë titullin e kampionit në A-League, ashtu siç bëri dy sezona më parë. “Jemi të gatshëm të marrim titullin e kampionit që na takon. Jemi vërtetë të uritur për tituj. Më vjen mirë që edhe bashkëlojtarët treguan lojë të mirë”, ka thënë Berisha.

Sezoni i ri i garave në A-League fillon në tetor, kurse Roar ndeshjen e parë e luajnë te Wellington më 12 tetor./indeksonline/