Rikthehet Berisha

Besart Berisha është ftuar për takimin që Melbourne Victory e luan kundër Newcastle Jets.
Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha, është ftuar për t’u paraqitur për Melbourne Victory për sfidën e kësaj fundjave në A-League në Australi.
Berisha, i cili mungoi për pak javë shkaku i një lëndimi, do të jetë në gjendje ta ndihmojë Victoryn për sfidën kundër Newcastle Jets.
Besarti ka qenë në top-formë për Melbournen në këtë fillim stinor duke realizuar katër gola në tri paraqitje.