UBT

Rikthehen reduktimet në Kosovë, gjysma e energjisë sigurohet nga importi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Dy herë brenda pak ditësh, KESCO ka nominuar energji elektrike më pak sesa kërkesa reale e konsumit, duke e rrezikuar stabilitetin e sistemit energjetik në vend.

Shkaku i kësaj, konsumatorët të martën janë përballur sërish me reduktime të rrymës.

Kërkesa, sipas parashikimeve të KOSTT-it, në orët e pikut është rreth 1.400 megavat-orë, ndërsa prodhimi vendor është rreth 600 megavat-orë, në atë që i bie se mbi 800 megavat-orë, apo më shumë se gjysma e energjisë, duhet të sigurohet nga importi.

Në këtë institucion thanë se aktualisht po përballen me vështirësi në balancimin e sistemit, si pasojë e devijimeve të mëdha.

“Sot, më 20.01.2025, KESCO ka nominuar rreth 26.17% më pak energji sesa kërkesa reale, duke e çuar Zonën e Kontrollit KOSTT në jobalanca mesatare prej rreth 211 MW orë, ndërsa në disa orë këto jobalanca tejkalojnë 260 MË orë. Kjo situatë është e papranueshme dhe cenon stabilitetin e sistemit elektroenergjetik”, thuhet në sqarimin e KOSTT-it.

Në KOSTT bënë thirrje po ashtu që nominimet ta reflektojnë saktë kërkesën reale dhe të korrigjohen, ngase në të kundërtën do të detyrohen të vazhdojnë me reduktime.

Por, në KESCO theksuan se mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara.

Uji Dea

“Temperaturat e ulëta dhe përdorimi i shtuar i energjisë elektrike për ngrohje kanë ndikuar në rritje të theksuar të konsumit. Në periudhat kur prodhimi vendor mbetet i ulët, nevoja për import të energjisë elektrike rritet ndjeshëm. Megjithatë, mundësitë për sigurimin e energjisë nga importi janë të kufizuara, për shkak të kushteve teknike të sistemit elektroenergjetik në të cilin operon Kosova, duke e bërë të vështirë mbulimin e plotë të kërkesës në çdo moment”, është arsyetuar KESCO.

Për situatën e krijuar, KOHA ka kërkuar përgjigje edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, porse në këtë instancë nuk janë përgjigjur gjatë ditës.

E ditë më parë, kur KOSTT-i alarmoi për devijime, në ZRRE kanë bërë të ditur se do të fillojnë hetimet dhe do të marrin masa ndaj operatorëve.

Aktualisht, KEK-u është duke prodhuar energji me tri njësi. E në orët e mbrëmjes pritet që të kthehen në funksion edhe dy njësi të tjera, B2 dhe A3.

Dy ditë më parë, në KEK kanë njoftuar se njësia B2 do të ndalet për kontroll teknik, që zgjatë 48 orë. Ndërsa njësia A3 është ndalur më 16 janar, kur sistemi e ndali automatikisht njësinë për të parandaluar dëme më të mëdha.

KOHA ka pyetur në KEK dhe në Ministrinë e Ekonomisë nëse është ende në fuqi marrëveshja me Korporatën Elektroenergjetike të Shqipërisë dhe nëse ka shkëmbime të energjisë në kohën kur Kosova ka nevojë, porse gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

E shkaku i situatës, në KEK, KOSTT dhe KESCO u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë energjinë gjatë kësaj periudhe, me qëllim të, siç thanë, kontribuimit në sigurinë energjetike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.