Mobi Casa

Rikonfirmohet mbështetja amerikane

/ 1 minutë lexim

Sikurse edhe shtatë herëve të tjera, edhe të martën, Kryeministri Hashim Thaci është takuar me Zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit, Philip Reeker para se të takohet me Baroneshën Ashton dhe Kryeministrin Ivica Dacic.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, Thaçi dhe Reeker kanë biseduar për pritjet nga procesi i dialogut të Kosovës dhe Serbisë.

“Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për fqinjësi të mirë dhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

RCCOLA

Edhe kësaj radhe zyrtari amerikan i ka dhënë mbështetje dialogut dhe ka shprehur qëndrimin e SHBA’së për sovranitetin e shtetit kosovar.

“Ndihmëssekretari i Shtetit, Philip Reeker ka shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përkrahur dialogun dhe zgjidhjen e drejtë të të gjitha çështjeve të hapura në mes të dy vendeve. Z. Reeker theksoi se SHBA-të mbështesin integritetin territorial të Kosovës, duke shtuar se dialogu duhet të vazhdojë për të ecur përpara drejt integrimit evropian dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në njoftim.