GRANDEMALL

Rikomponohet koalicioni qeverisës në Bujanoc

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këshilltarët e Partisë Përparimtare Serbe të Tomisllav Nikoliqit në Kuvendin e Komunës së Bujanocit do të bëhen pjesë e koalicionit qeverisës, në përbërje të të cilit deri tash kanë qenë Partia Demokratike e Nagip Arifit, Grupi i Qytetarëve i Arsiqit, Rajonet e Bashkuara të Serbisë dhe koalicioni i Partisë Demokratike e socialistëve, tha kryetari i këshillit komunal të Partisë Përparimtare, Nenad Mitroviq për agjencinë FoNet.

Sipas tij, kjo parti do të fitojë katër vende në pushtet nga kuota që i takon korpusit serb në komunën etnikisht të përzier të Bujanocit.

Mitroviq do të jetë edhe ndihmës për çështje ekonomike i kryetarit të Komunës, Nagip Arifi, kurse do të ketë edhe një anëtar të këshillit komunal, postin e drejtorit të një çerdhe të fëmijëve dhe një përfaqësues në Agjencinë për zhvillim lokal.

Uji Dea

Pushtetin lokal në Bujanoc pas zgjedhjeve të fundit lokale e kanë formuar Partia Demokratike e Arifit me 12 këshilltarë, Grupi i Qytetarëve me 5 dhe Lista serbe për Bujanoc më të mirë me 4 këshilltarë, kurse tashti do t’iu bashkohen edhe 2 këshilltarë të “Përparimtarëve”.

Partia Për Veprim Demokratik, Lëvizja për Progres Demokratik dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, që të tri këto parti shqiptare, janë në opozitë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.