Rihapet “konflikti” tregtar Kosovë-Shqipëri

Po protestojnë me mjetet e tyre transportuese në pikëkalimin kufitar në Vërmicë në mes Kosovës dhe Shqipërisë, por eksportuesit nga Shqipëria nuk po e dinë se për çfarë po e bëjnë këtë. Ata po kërkojnë heqjen e një takse prej 40 eurove për automjetet e tonazhit të rëndë, që transportojnë mallra nga Shqipëria në Kosovë, e cila taksë nuk aplikohet fare nga autoritetet kosovare.
E dikush në Kosovë po dyshonte se kjo po tentohet të shfrytëzohen nga një grup i vogël i tregtarëve importues nga Kosova për qëllime të tyre.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se informatat e dhëna nga ngasësit e kamionëve lidhur me pretendimet për aplikimin e taksës janë të pavërteta dhe po tentojnë të shfrytëzohen nga një grup i vogël i tregtarëve importues nga Kosova për qëllime të tyre.
“Dogana e Kosovës nuk ka kompetenca ligjore për të shtuar ndonjë taksë përveç taksave të cilat aprovohen nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës”.
Ai ka thënë se në bashkëpunim me shoqatat e biznesit janë dakorduar për thjeshtëzimin e procedurave të importit…/ Tribuna/