RCCOLA

Riformatimi, zhvendosje e vëmendjes!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Riformatimi i qeverisë dhe ndërrimi i ministrave të caktuar nuk është asgjë tjetër përveçse përpjekje e Qeverisë së Kosovës që ta zhvendosë vëmendjen nga zhvillimet politike në vend.

Ka disa muaj që ka filluar të debatohet për ndryshimet në ekzekutivin kosovar, për “rokadat” mes ministrave aktualë brenda kabinetit qeveritar, si dhe për ministritë që do t’i “falen” partnerit të koalicionit, Aleancës Kosova e Re, madje duke u përmendur edhe emrat e mundshëm për ministra të rinj.

Fundamenti

Por, derisa vazhdon kjo “propagandë” analistët politikë tërheqin vërejtjen se çfarëdo riformatimi që ndodh nuk do ta ndryshojë cilësinë e qeverisjes, shkruan zeri.

Njëri ndër ta, Avni Zogiani, kujton se kryeministri Hashim Thaçi gjatë mandatit të kaluar qeverisës pati bërë ndryshime në kabinetin e tij, por kjo nuk pati treguar asnjë sukses në qeverisje. “Nuk ka asnjë nevojë, por as nuk ndonjë efekt nga riformatimi, përveçse është një temë me të cilën mund të merret edhe media edhe opinioni publik, ndërkohë që po ndodhin procese të cilat mund të jenë me pasoja të mëdha për Kosovën”, nënvizon ai./Indeksonline/