UBT

Riformatimi i qeverisë shkakton çarje në LDK

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Çështja e riformatimit të qeverisë vazhdon të jetë mbetet premtim vetëm në letër i partnerëve të koalicionit. Përderisa kreu i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se janë në pritje të Isa Mustafës për të bërë ndryshimet e nevojshme në qeveri, në LDK situata është më komplekse.

Njohës të çështjeve politike thonë se Mustafa nuk e ka fuqinë e nevojshme për të bërë ndryshime për shkak se pozicioni i tij është jo i fuqishëm dhe i kufizuar brenda një strukture.

“Isa Mustafa nuk mund t’i ndryshojë ministrat e LDK-së, sepse çfarëdo ndryshimi që bën do të mund të shkaktojë çarje në parti të cilat ai nuk mund t’i përballojë”, ka thënë Nexhmedin Spahiu për ‘Indeksonline’.

Njohësi i çështjeve politike thotë se në PDK është situata me ndryshe. Veseli, sipas tij, e ka komoditetin të bëjë çfarë të doje dhe të mos rrezikojë çarje në parti.

“Veseli mund ta ndryshoje të gjithë qeverinë dhe nuk mund t’i reagojë askush. Për dallim nga Mustafa”, ka shtuar Spahiu.

Me këto konstatime të Spahiut nuk po pajtohet nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova. Ky i fundit në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se Mustafa e ka forcën dhe është në dorë të tij për t’i ndërruar ministrat dhe zëvendësministrat në qeveri.

UBT

“Ideja është pak me u zvogëlu qeveria dhe kryeministri është duke e shqyrtuar mundësinë e disa ndryshimeve. Besoj se do del të shumë shpejt me vendime. Disa ndryshime do të bëhen është në kompetence të Mustafës. Mirëpo nuk mund të them konkretisht se cilat ndryshime do të bëhen”, ka thënë Rugova.

Ai e pranon se procesi i ndryshimit të ministrave dhe zv/ministrave të LDK-së do të mund të shkaktonte pakënaqësi në këtë parti, por sipas tij, nuk mund të ketë vend për të gjithë në ekzekutiv.

Ai ka mohuar se Mustafa po i druhet ndryshimeve në qeveri. Duke shtuar se një proces i tille nuk do të shkaktonte kurrfarë tërmeti në LDK.

E sa i përket ndryshimeve qe po i bën PDK-, Rugova ka thënë se kësaj partie po i imponohen ndryshimet.

“PDK-së i janë imponuar ndryshimet sepse kanë mbetur pozitat e zbrazëta. Kanë shkuar njerëzit në detyra të reja dhe vendet duhet plotësuar”, ka shtuar Rugova.

Sot kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë për mediet se PDK është e gatshme për riformatimin e qeverisë. Ai ka thënë se janë në pritje të kryeministrit Mustafa për të kryer këtë proces./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.