Hidromorava

Riformatimi, forcim i kapjes së shtetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Opozita dhe analistët nuk presin përmirësime në qeverisje
Ndryshimet në ekzekutiv pritet të jenë kozmetike

Opozitarët thonë se për ndryshime rrënjësore duhet të shkojë Qeveria aktuale dhe të dalë një Qeveri tjetër nga zgjedhjet e lira. Sipas analistëve, me ndryshmet e paralajmëruara do të thellohet degradimi i vendit

Pas zgjedhjes së kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, në pozitën e presidentit të vendit, dhe në pritje të marrjes së detyrës zyrtare, partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK kanë filluar të trumbetojnë se janë duke bërë përpjekje dhe plane serioze për riformatimin e Qeverisë aktuale, të dikastereve të ndryshme ministrore, me qëllim të fuqizimit dhe përmirësimit të qeverisjes për interesin publik.

FITORJA

Derisa ndryshimet në Qeveri nuk kanë ndodhur akoma, komentet dhe pritjet nga opozita, analistët politikë dhe shoqëria civile nuk janë aspak shpresëdhënëse.

Ekziston bindja e plotë se këto ndryshime do të bëhen vetëm si një kozmetikë, ngase në Qeveri po mbeten përsëri njerëzit e njëjtë. Opozita e bashkuar konsideron se këto ndryshme në pritje nuk do të kenë kurrfarë efekti pozitiv në përmirësim të qeverisjes në vend, sepse nga ato nuk do të dalë asnjë risi në qeverisjen e vendit me një mentalitet dhe program tjetër, por vetëm sa do të realizohet edhe një episod i ri i ndryshimeve, që janë pjesë e pazarit të koalicionit qeverisës. Opozita thotë se për ndryshime rrënjësore duhet të shkojë Qeveria aktuale dhe të dalë një Qeveri tjetër nga zgjedhjet e lira./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.