FITORJA

Rice: SHBA mbështesin Kosovën si partnere dhe mike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Susan Rice, ashtu siç përshëndet gjithnjë në takimet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit përfaqësuesi amerikan, i uroi fillimisht mirëseardhje kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, një gjest ‘diplomatik’ që nuk kalon pa u vërejtur nga korrespondentët e akredituar në Kombet e Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën si një partnere dhe mike dhe presim thellimin e mëtejmë të partneritetit tonë në vitet që do të vijnë,” tha ambasadorja Rice, transmeton RTK.

Për Rice ky ishte takimi i fundit i saj për Kosovën në Këshillin e Sigurmit. Ajo do të lë kryeqytetin e diplomacisë botërore për t’u kthyer në kryeqytetin e politikës amerikanë në Washington, ku do të marrë pozitën e re, të kryekëshilltares së presidentit Barack Obama, ose siç njihet me emrin zyrtar, Këshilltare për Siguri Kombëtare.

Vendin e saj në New York pas konfirmimit nga Senati pritet ta marrë një zonjë tjetër, Samantha Power, gjithashtu mike dhe njohëse e përkrahëse prej vitesh e lirisë, pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.

FITORJA

Në ekipin amerikan në Kombet e Bashkuara vazhdon të jetë edhe diplomatja, poashtu një mike e dëshmuar e Kosovës sidomos gjatë viteve të kurorëzimit të pavarësisë, ambasadorja Rosemary DiCarlo.

Dje, ambasadorja Rice e quajti një moment të rëndësishëm marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, duke këshilluar të dy qeveritë që ‘të bashkëpunojnë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerë të tjerë për të çuar përpara zbatimin e saj’.

Rice nuk nguroi të bënte edhe komentet e saj për marrëveshjen duke thënë se “marrëveshja ofronte zgjidhje të qëndrueshme për veriun e Kosovës brenda kornizës ligjore dhe institucionale të Kosovës”. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.