RCCOLA

Riatdhesimi, shkaktar traumash dhe vetëvrasjesh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një në dy fëmijë e përshkruajnë kthimin e tyre si eksperiencën më të keqe të jetës së tyre.

Mobi Casa

Në bazë të një studimi që ka bërë UNICEF-i në Kosovë, të riatdhesuarit po kalojën nëpër momente shumë të vështira.
 
Ata kanë intervistuar 295 individë, nga të cilët 131 prindër dhe 164 fëmijë mes moshës 6 dhe 18 vjeçe (83 djem dhe 81 vajza).
 
Evidencat prezantojnë vërtet një situatë alarmante: një në dy fëmijë e përshkruajnë kthimin e tyre si eksperiencën më të keqe të jetës së tyre, shkruan Kosova sot.
 
Sipas kësaj gazete, sidomos të lindurit jashtë dhe fëmijët minoritarë e kanë përjetuar riatdhesimin si traumatik.
 
Çdo një nga tre të riatdhesuar vuan nga sindroma e stresit post-traumatik; afërsisht një nga dy adoleshentë vuajnë nga depresioni dhe një nga katër shfaqin idenë për vetëvrasje, thuhet në raport.
 
Realitetet e ri-integrimit në Kosovë sot janë të tillë që, faktorët kyç të cilët mund të ndihmonin këta fëmijë janë pothuajse jo-ekzistent: shumë fëmijë të rikthyer jetojnë në mjerim, 70 për qind e fëmijëve minoritarë braktisin shkollën gjatë kthimit dhe sistemi i përkujdesjes së shëndetit mendor në Kosovë është thjesht i pamundur për të trajtuar nevojat e identifikuara të të kthyerve fëmijë dhe prindër.
 
Asnjë prej fëmijëve të rikthyer nuk e ka bërë këtë gjë me vullnetin e tyre. Sipas raportit (64.4%) thonë se janë kthyer me forcë në Kosovë nga autoritetet e qeverisë gjermane dhe austriake./kosovasot@albinfo/