UBT

Riad Rashiti tregon buxhetin dhe investimet që do të ndodhin për vitin 2023

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ky vit i huqur 2022, si pasojë e keq planifikimit të buxhetit komunal nëpër vitet e kaluara si dhe borxhet e larta të trashëguara nga qeverisja e kaluar komunale, do të kompensohen me dyfish investime në vitin 2023, përmes rritjes së buxhetit komunal, rritjes së granteve të qeverisë dhe të donatorëve të Gjilanit ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashitit:

Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike Mentor Mihovcin, finalizuam planifikimin e buxhetit për investime në vitin 2023. Ku mbi 4.1 milion euro i kemi planifikuar për investime në infrastrukturën e Gjilanit, për mirëmbajtje 1.2 mil euro dhe për investime të reja 2.9 mil euro. Këto vetëm nga buxheti komunal, ndërsa nga burimet tjera do të investohen edhe projekte të tjera.

Fundamenti

Ne, pas procesit të dëgjimeve publike me qytetarët e Gjilanit, i kemi trajtuar me shumë kujdes problemet dhe shqetësimet me të cilat përballen banorëve në lagjet dhe fshatrat e komunës tonë, e që kryesisht janë sigurimi me ujë të pijshëm, rregullimi i kanalizimeve, ndërtimi i trotuareve dhe rrugëve të reja, mirëmbajtjen e infrastrukturës, sinjalizimin dhe të tjera kërkesa të ndryshme.

(Lista e të gjitha projekteve do të publikohet në faqen e komunës pas miratimit të buxhetit në Kuvendin Komunal të Gjilanit)

Ky vit i huqur 2022, si pasojë e keq planifikimit të buxhetit komunal nëpër vitet e kaluara si dhe borxhet e larta të trashëguara nga qeverisja e kaluar komunale, do të kompensohen me dyfish investime në vitin 2023, përmes rritjes së buxhetit komunal, rritjes së granteve të qeverisë dhe të donatorëve të Gjilanit.
Puna e sotit doket nesër…
Bashkë mund të bëjmë më shumë.