UBT

Riad Rashiti: PDK në Gjilan ende nuk ka vendosur për propozimet e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dega e PDK-së në Gjilan është përcaktuar që në listën garuese për deputet në Kuvendin e Kosovës, të përfshijë kandidatë me profil të lartë politik e profesional, të njohur e të pranueshëm për votuesin e PDK-së si dhe për qytetarin e Gjilanit. Deri më tani ende nuk është zyrtarizuar ndonjë kandidaturë, përveç interesimit të disave që kanë shprehur për të hy në listën fituese të Partisë Demokratike të Kosovës, të cilës do ti prijë Kryeministri i Kosovës z.Kadri Veseli ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashitit

Uji Dea

Gjilani si asnjëherë tjetër do ta ketë hapësirën e meritueshme në listën e kandidatëve të PDK-së për deputet më Kuvendin e Kosovës.
Do të ketë emra meritor prej strukturës së PDK-së dhe jashtë saj, që do të përfaqësojnë komunitete të rëndësishme të fushave të ndryshme prej qytetit të Gjilanit.
Sa për sqarim, unë personalisht nuk do të jem kandidatë për këto zgjedhje.
I falënderoj të gjithë ata që e vlerësojnë se duhet të jem edhe unë njëri nga kandidatët, edhe pse nuk kam asnjë pengesë ligjore për të garuar, unë për arsye personale nuk do të jem në listën garuese.

Sigurisht se angazhimi im maksimal do të jetë për ta bërë fituese Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Kadri Veselin kryeministër në qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Ndryshe hiq nuk bënë, Kosova ka nevojë për liderë të dëshmuar, të vendosur dhe që guxojnë të marrin vendime në interes të vendit, e kush tjetër? Vetëm Kadri Veseli është çelësi i rrugës për të ardhmen e vendit tonë.
Krenar me vendin tim
Krenar me PDK-në
Krenar me kryetarin e shtetit z.Hashim Thaçin
Krenar me kryetarin e PDK-së dhe Kryeministrin e Kosovës z.Kadri Veselin
Suksese në DEKADËN E RE
P.S
E vlerësova të nevojshëm këtë postim, pas publikimit në njërën nga faqet që e përkrahin fuqishëm PDK-në, se unë do të jem kandidatë për këto zgjedhje ka shkruar Riad Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.