GRANDEMALL

Rezultatet e arritura në Komunë reflektojnë përkushtim dhe kulturë të qeverisjes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në takimin e Këshillit të Drejtorëve, kryetari i Komunës i ka njoftuar drejtorët lidhur me pjesëmarrjen e tij në delegacionin e Republikës së Kosovës në Bruksel për pranimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Ai ka përshkruar aspekte të kësaj vizite të rëndësishme për Kosovën, ku veç tjerash ka bërë të ditur se në Bruksel është ngritur një Komitet që merret ekskluzivisht me çështjen e Kosovës, respektivisht përmbushjen e standardeve për Kosovën. Ky komitet ka për detyrë ta përgatisë një raport për gjendjen e standardeve për Kosovën për liberalizim të vizave dhe zbatimin e tyre.

Njëra prej kaptinave të udhërrëfyesit, i takon pushtetit lokal- komunave e që ka të bëjë me riatdhesimin dhe riintegrimin, të cilën komuna e Gjilanit po e kryen me përgjegjësi dhe përkushtim të madh, dhe pikërisht për këtë, kryetari i Gjilanit, ishte i ftuar të jetë pjesë përbërëse e delegacionin shtetërorë të Kosovës në Bruksel.

Hidromorava

Kryetari i komunës, u ka thënë drejtorëve me këtë rast, që të shtojnë edhe më nivelin e përgjegjësisë për t`i qëndruar karshi të gjitha obligimeve dhe detyrave që kërkohen nga ne si Komunë.

Ndërkaq drejtorët kanë raportuar për gjendjen në drejtoritë e tyre dhe kanë marrë obligime të reja për periudhën në vijim.

Gjendja e mirë, jo vetëm në arsim, por kudo në institucionet e komunës, reflekton përkushtim të qeverisjes, reflekton kulturë, ka thënë kryetari Mustafa, ndaj zërave që sot po dëgjohen, paarsyeshëm dhe pa argumentueshëm, kundër të arriturave të kësaj qeverisje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.