Hidromorava

Rezolutë për UÇK-në, por jo për vizat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kuvendi ka miratuar Rezolutën për Vlerat e Luftës së UÇK-së, por nuk është arritur konsensusi për Deklaratën për Liberalizimin e Vizave, në të cilën subjektet politike do të zotoheshin se do ta kryejnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një Rezolutë në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK). Por, subjektet politike në vend nuk arritën të pajtohen për përmbajtjen e një draftdeklarate, e cila do t’i dërgohej Bashkimit Evropian me kërkesën për mirëkuptim për mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Kështu draftdeklarata e prezantuar nga Komisioni për Punë të Jashtme u tërhoq nga votimi.

Në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme që filloi të enjten, Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 61 vota një rezolutë në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila e obligon Kuvendin që brenda gjashtë muajsh të nxjerrë Ligj për vlerat e UÇK-së, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Mobi Casa

Draft rezoluta u propozua nga deputetët e PDK-së dhe u mbështet nga shumica e Grupeve Parlamentare, ndërsa deputetët e Vetëvendosjes abstenuan. Kjo rezolutë erdhi si rezultat i debatit të gjatë parlamentar ku deputetët shprehën pakënaqësi për dënimin e Grupit Drenica.

Vetëvendosje propozoi një rezolutë tjetër por e cila nuk u votua pasi deputetët e koalicionit thanë se në rezolutë kërkohet që UCK-ja të futet në preambulën e Kushtetutës, ndërsa sipas tyre kjo është e pamundur pasi duhet ta kenë mbështetjen e minoriteteve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.