Hidromorava

Rezolutat e përçarjes

/ 2 minuta lexim
HW

Partitë në pushtet dhe ato në opozitë assesi nuk po pajtohen me rezolutat që po i propozon tabori tjetër. Kështu, as rezoluta e re e hartuar në fundjavë nga liderët e koalicionit qeverisës për dialogun me Serbinë nuk e ka përkrahjen e partive opozitare, të cilat e vlerësojnë si të papranueshme atë rezolutë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

As rezoluta e re mbi dialogun, e hartuar nga liderët e koalicionit qeverisës para dy ditësh, nuk pritet t’i bëjë bashkë pushtetin e opozitën rreth fazës finale të negociatave me Serbinë.

Në propozim-rezolutën e pushtetit theksohet qëndrimi i Kuvendit kundër prekjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, gjithashtu kërkohet mandatimi i ekipit negociator i kryesuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Uji Dea

Megjithatë, spektri politik në Kosovë do të vazhdojë të jetë i përçarë edhe më tej sa i përket dialogut me Serbinë.

Përfaqësuesit e tri partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje e Partisë Socialdemokrate, konsiderojnë se rezoluta në fjalë është e mangët dhe si e tillë nuk duhet mbështetur në asnjë rrethanë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.