Uji Dea

Rezoluta e dështuar, mollë sherri mes pushtetarëve dhe opozitës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bujanoc – Kryetari i asamblesë komunale të Bujanocit, Hajredin Hyda, duke e qartësuar të shtunën çështjen e konkluzave të ndërmarra në mbledhjen e VII të punës së kuvendit, në një deklaratë për “Presheva Jone”, shpjegoi se “shefi i këshilltarëve të LPD-së, Adnan Salihu në ditën e parë të seancës gjatë diskutimit për rendin e ditës ka propozuar një pikë të rendit të ditës mbi reciprocitetin në të cilin ai i ka cekur shumë gjëra që i preokupojnë banorët e komunës së Bujanocit në raport me vështirësitë që hasin me Republikën e Kosovës duke i përmendur dokumentacionet e udhëtimit, diplomat e shkollimit, patentë shoferët etj.”

Duke qenë, po ashtu i shqetësuar, Hyda në vazhdim ka theksuar se , për këto probleme dhe duke menduar se hartimi i një konkluzioni në të cilin do të përfshiheshin të gjitha këto kërkesa për t`iu adresuar qeverive respektive të Kosovës dhe Serbisë, po ashtu edhe bashkësisë evropiane dhe duke u mbështetur në kompetencat e kuvendit komunal të Bujanocit, dhe duke u bazuar në nenin 32. Alinea 1 pika 20 te ligjit mbi vetadministrimin lokal, si dhe në nenin 35. alinea 1 pika 23 të statutit të komunës se Bujanocit, në e futëm në rend të ditës pikën:Konkluzion mbi reciprocitetin në dokumentacion, kurse konkluzioni mbi të drejtat reciproke me veriun e Kosovës, nuk është paraparë fare me këtë pikë.

Fundamenti

“Në konkluzionin që unë e kam përgatitur kanë qenë të parapara të gjitha kërkesat e lartshënuara kurse konkluzionin që ka dashur ta imponojë, Shaip Kamberi në të cilin konkluzion pos retorikës shaipiane nuk ka asgjë konkrete pos që ka dashur edhe njëherë të na i lexoi konventën mbi të drejtat universale të njeriut, ndërsa në konkluzionin që ai, e ka nxjerrë më 26.12.2011 kur ishte në postin e kryetarit të komunës, ai konkluzion i përngjet një kocke të vogël, kurse tash në opozitë me konkluzionin e tij Bujanocin dëshironte që në stilin e këngëve të Naser Gjinocit (Minatori) ta shpallte Kontinent. E kam parë të udhës që kuvendi Komunal ta adresojë një konkluzion me kërkesa konkrete dhe jo me fraza abstrakte.” ka sqaruar kryekuvendari i Bujanocit , Hyda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.