UBT

Rezoluta 1244 duhet të hiqet nga fusnota famëkeqe

/ 8 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ngritur një mori çështjesh në seancën e parë të sesionit vjeshtor. Deputeti i LDK-së Skënder Hyseni ka tërhequr vërejtjet se në Kosovë po zë rrënjë skleroza për shkak të mungesës akute të kontinuitetit në Politikën e Jashtme të Kosovës. Kjo, sipas tij po ndodh me kërkesën e kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm për heqjen e rezolutës 1244 dhe zëvendësimin e saj dhe përfundimin e misionit të UNMIK-ut.

Ish Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë se është për keqardhje që të ripërseritet një kërkesë e tillë, dhe nuk është insistuar që kërkesa fillestare e bërë qysh në gusht të vitit 2010, përkatësisht me 2 gusht 2010, pas mendimit të GJND-së të materializohet.

“Kemi një kontradiktë të thellë midis zëvendësimit të rezolutës 1244 në njërën anë dhe betonimin e rezolutës në fusnotën famëkeqe, të cilën LDK konsideron si gabim strategjik të bërë nga institucionet e Kosovës. Në fusnotë kjo rezolutë është rivendos në vullnetin e Kosovës dhe kërkesa menjëherë që kjo të përmbyllet totoleshit tregon një mungesë akute të kontinuitetit të politikës së jashtme në përgjithësi’, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, teksti i rezolutës 1244 nuk përmban asnjë dispozitë sa i përket përfundimit të saj, sepse Këshilli i Sigurimit nuk ka marr vendim për shfuqizimin e saj.

Hyseni ka shtuar se Kosova duhet të insistojë që referencën e rezolutës në fusnotë ta heq sepse do të pengoj Kosovën.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi ka ngritur çështjen e rastit ‘Kleçka’, dhe shumë proceseve tjera gjyqësore, duke thënë se shumë qytetarë nuk kanë pasur agjendë pushimi, pasi një pjesë e tyre edhe pse në burg nuk kanë mundur të pushojnë, një pjesë duke pritur vendimet e gjykimeve dhe aktgjykimeve të padrejta siç paragjykohet në opinion por edhe tek ai personalisht.

“Gjithashtu opinioni ynë e dinë që me datën 17 shtator pritet një aktgjykim për motive lufte, i një procesi të përsëritur, të stërpersetritur dhe pas një verdikti nga një gjyqtarë të shkollës së njohur të Britanisë së Madhe i cili kishte bërë dhe kishte marr një vendim lirues, por padrejtësisht me gjasë do të vërtetohet kjo me 17 shtator, në rastin Kleçka, nga të akuzuarit kryesisht nga Malisheva. Neve si opinion si qytetarë edhe si familjar presim që edhe një herë drejtësia ta thotë fjalën e vërtetë dhe të thotë ashtu siç do të duhej dhe ashtu siç pritet”, ka thënë Krasniqi.

Po në këtë pikë edhe deputetja, Alma Lama ka thënë se konflikit artificial që Qeverisë e Kosovës ka krijuar me shtetin fqinjë, Maqedoninë, është kryekëput një konflikt i krijuar për fushatë elektorale për të shitur patriotizëm, e këtë patriotizëm për ta kthyer nga bota ndërkohë që pasojat e këtij konflikti t’i vuajnë qytetarët e thjeshtë.

“Kemi ministra që për interesa personale janë në gjendje t’i hedhin në erë raportet me fqinjët. Kjo qeveri befas bëhet e ashpër me Shqipërinë dhe Maqedoninë ku gjithashtu i qeverisin shqiptarët por rri si pulë e lagur në raport me Serbinë e cila e ka vërshuar tregun e Kosovës me mallra të subvencionuara dhe shkelje të plotë të marrëveshjes së Cefta-s, po kështu edhe me mallra të kontrabanduara. Reciprociteti me Maqedoninë që po na shitet nuk është tjetër veçse reprocitet elektoral. Ka mundur të bëhet shumë më herët masa të tilla të Qeverisë së Kosovë kanë mund të merren çdo ditë sepse për ditë tregu i Kosovës është vërshuar nga mallrat e subvencionuar nga Maqedonia. Por ky konflikt ka edhe një dimension tjetër, atë të përplasjes së shqiptarëve në rajon duke dhënë mesazh negativ se nuk mund të merremi vesh me njëri-tjetrin ama kur vjen puna me Serbinë nënshkruajmë marrëveshje”, ka thënë Lama.

E, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka shtuar çështjen e heqjes së logos nga fletëvotimet, duke thënë se kompromiset dhe koncesionet që po i bën Qeveria nuk po kanë të ndalur, pasi në njërin nga raundet e fundit të negociatave në Bruksel, kryeministri Thaçi u mor vesh me Daçiqin edhe për përdorimin e simboleve të shtetit të Kosovës.

Konjufca tha se duke dashur që t’i ikë përgjegjësisë që e ka lidhur me këtë vendim kryeministri ia hodhi topin KQZ-së, duke thënë se çështja e dukjes së fletëvotimeve është punë e këtij institucioni.

“Nuk ka dyshim se heqja e simboleve shtetërore nga fletët e votimit është sjellë nga Qeveria jonë pas negociatave me Daçiqin. Ne e dimë që simbolet e Kosovës kanë qenë të imponuara. E dimë farë mirë që ato nuk paraqesin siç duhet historinë dhe aspiratën e kombit shqiptar, që e përbënë popullatën shumicë në Kosovë. Ne e dimë shumë mirë se ato janë prezantuar si kompromisë me bashkësinë ndërkombëtare. Por këta zyrtarë qeveritarë të cilët kanë bërë madje edhe fushata denigruese e propagandë të pashembullt ndaj atyre që nuk pajtohen me këto simbole, janë pikërisht këta që po i shesin ato në rastin e parë që po iu jepet mundësia. Dhe përmbi kompromisin e parë me bashkësinë ndërkombëtare tash po ndërtohet një kompromis tjetër shtesë me Serbinë”, ka thënë Konjufca.

Deputetët kanë ngritur edhe çështje rreth kompensimit të pensionistëve dhe çështjen e sigurisë në trafik, ku këtë vit ka pasur shumë aksidente me fatalitet. Deputetët kanë vazhduar me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës./Kosovapress/

FITORJA

Deputetët fillojnë seancën me shqetësime

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme plenare të sesionit vjeshtor, kanë ngritur një varg shqetësimesh për çështje të ndryshme. Ata thanë se Kosova duhet ta heq rezolutën 1244, sepse është një postbllok i pa kalueshëm i Kosovës.

Halit Krasniqi, deputet i PDK-së, ka thënë se në sezonin e verës, kanë ndodhur disa gjykime të pa drejta, ku të akuzuarit padrejtësisht sipas tij nuk kanë mundur të pushojnë e as familjet e tyre.

Krasniqi, ka thënë se më 17 shtator pret me gëzim që gjykata ti shpall të pafajshëm të akuzuarit duke e dhënë fjalën përfundimtare.

Ndërkaq Skënder Hyseni, deputet i LDK-së, ka thënë se në Kosovë ka filluar një sklerozë politike dhe një mungesë akute. Hyseni ka dashur tua tërheq vëmendjen së Kosova duhet ta heqë rezolutën 1244, pasi sipas tij është postbllok i pa kalueshëm për Kosovës.

“Kosova duhet ta heq rezolutën 1244, sepse është një postbllok i pa kalueshëm i Kosovës”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se ajo që e ka karakterizuar verën e këtij viti, janë negociatat Kosovë-Serbi pasi sipas tij nuk po iu shihet fundi. E shqetësuese sipas tij është që Qeveria e Kosovës i ka bërë të negociueshme edhe zgjedhjet lokale dhe që fajin për heqjen e logos po ia lenë KQZ-së.

Ndërsa burim Ramadani, nga AAK-ja ka thënë se shqetësuese për këtë vit kanë qenë aksidentet në trafik dhe vdekjet e shumta gjë për të cilën sipas tij Qeveria nuk është interesuar fare për to./Kosovapress/

Kuvendi fillon punën

Pas disa javë pushimi, Kuvendi i Kosovës sot fillon punën e sesionit vjeshtor, ku është paraparë të shqyrtohet raporti i Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së dhe raporti i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri për mbikëqyrjen e buxhetit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Kuvendaret do ta shqyrtojnë edhe raportin vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2012,raportin vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2012,raportin e Komisionit për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe raporti vjetor i Radiotelevizonit të Kosovës për vitin 2012.

Po ashtu, është paraparë që të formohet një Komision ad hoc për shqyrtimin e aplikacioneve lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së, si dhe të zgjedhet një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.