GRANDEMALL

Reziston Presidenca

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Atifete Jahjaga po u reziston skenarëve për rikonfigurimin e skenës politike që ia rrezikojnë pozitën. Një zyrtar në Presidencë ka thënë se largimi para kohe i Jahjagës mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale.

Në PDK pohojnë se plani i Ramush Haradinajt për t’u bërë Kryeministër e Hashim Thaçi President është i vështirë për t’u realizuar. Ndërkaq këto zhvillime zyrtarët e LDK’së po i përqeshin.

Skenari i Liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, që në kuadër të marrëveshjes eventuale për koalicion me PDK’në t’i merret posti i Presidentes Atifete Jahjagës, duke ia dhënë atë Hashim Thaçit, është kundërshtuar nga Presidenca.

GRANDEMALL

Një zyrtar i afërt me Jahjagën, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se pavarësisht përpjekjeve për rikonfigurim të skenës politike, Presidentja nuk e ka në plan të japë dorëheqje dhe as të lëshojë pozitën që e ka fituar në bazë të marrëveshjes PDK-LDK-AKR.

Sipas tij, Jahjaga do të pajtohet për largimin nga Zyra vetëm nëse kompletohet reforma kushtetuese, shpallen zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale dhe bëhet pranim dorëzimi i detyrës, pavarësisht se mandati i saj nuk ka përfunduar.

Sipas këtij zyrtari, në një variant të tillë Presidentja nuk do të kandidojë për të kërkuar votën e qytetarëve, por as nuk do ta çojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar shkurtimin e mandatit.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.