17shkurt

Rezarta Shkurta pozon nudo, shokohen fansat

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Rezarta Shkurta, këngëtarja simpatike e skenës shqiptare ka trazuar jo pak shpirtra me fotot e fundit që ka publikuar në Facebook. Një nudo artistike dhe disa foto të tjera me të brendshme, në të cilat Rezi shfaqet mjaft provokuese.

Kaq ka mjaftuar për të marrë si shpërblim me qindra ‘like’ e komente në Facebook prej fansave të shokuar, të cilët e komplimentonin artisten për linjat dhe për guximin.

17shkurt

Kjo nuk është hera e parë që Rezi eksperimenton me nudo dhe duket se ky është një zhanër i dashur për këngëtaren, pasi edhe në fotot që ka realizuar vetë ajo si fotografe, e ka aplikuar këtë formë.

Ndërkaq, Rezarta mësohet se është nisur me pushime në Ibiza, së bashku me të shoqin, Ermal Hoxha dhe një grup miqsh.